Takim me Këshillin Socialist të Dajtit, Bushati: 25 Prilli, fitore e padiskutueshme

Bleona Hoxha
Read Time54Seconds

Deputeti I Partisë Socialiste, Ervin Bushati zhvilloi një takim me Këshillin Politik të Dajtit ku në fokus të takimit ishte riformatimi I strukturave në Asamblenë e Dajtit, rigjenerimi I forcave për të përfaqësuar më mirë qytetarët dhe nisjen e punës për marrjen e 74 mandateve, për ta çuar Partinë Socialiste drejt marrjes së një mandati të tretë.

Deputeti I zonës, Xhemal Qefalia deklaroi se tashmë fushata ka nisur dhe secili duhet të bëjë maksimumin duke bashkëpunuar për të arritur sërish drejt fitores.

Nga ana tjetër, kreu I PS për Tiranën, Ervin Bushtai thekoi se tashmë po kalojmë në një fazë tepër të rëndësishme dhe me 26 Prill 2021, do të ringrihemi me fitoren e padiskutueshme të Partisë Socialiste.

‘Partia Socialiste ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve dhe pranë njerëzve dhe nuk shoh asnjë kombinim statistikor se si PD-ja të mund të dalë forcë e parë. Mesazhi I vetëm që duhet të dalë nga takimet tona është besimi në fitore’, theksoi deputeti Ervin Bushati.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rama: Brenda pak ditësh përfundon ujësjellësi i ri në Këlcyrë, 24 orë ujë të pijshëm

Deputeti I Partisë Socialiste, Ervin Bushati zhvilloi një takim me Këshillin Politik të Dajtit ku në fokus të takimit ishte riformatimi I strukturave në Asamblenë e Dajtit, rigjenerimi I forcave për të përfaqësuar më mirë qytetarët dhe nisjen e punës për marrjen e 74 mandateve, për ta çuar Partinë Socialiste […]