Sundimet familjare të Tiranës në vite

Editor
Read Time1 Minute, 6 Seconds

Sundimi familjar i familjes Bargjini nga viti 1614-1800

Sulejman BARGJINI-PASHA

Ahmet Myftar BARGJINI-PASHA (i biri i Sulejmanit)

Ibrahim BARGJINI-BEJ (i biri i Ahmetit)

Ahmet BARGJINI-PASHA (i biri i Ibrahimit)

Dy shekuj me vonë, drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja, ndërkohë që sundimi familjar i Bargjinëve u ndërpre pasi Ahmet BARGJINI nuk kishte djalë. Sundimin e Tiranës e mori Kapllan TOPTANI-PASHA. Katër vajzat e Bargjinëve martohen me katër djemtë e Kapllan PASHËS.

Kapllan TOPTANI-PASHA dhe njëkohësisht Sundimtar i Krujës vdes më 1816 e për pasojë sundimin e Tiranës e merr:

-Haxhi Et’hem BARGJINI-BEJ (nga fisi i Bargjinëve, por jo trashëgimtar, i cili sundoi nga viti 1817-1822, kur Toptanët rimorën pushtetin)

-Abdurrahman TOPTANI-BEJ (sundoi nga viti 1822-1837)

-Ahmed TOPTANI-BEJ (i biri i Abdurrahman TOPTANIT, sundoi nga viti 1837-1865)

Por sundimi familjar nuk do të vazhdonte dhe për shumë gjatë. Në vitin 1865 u reformua administrata e Turqisë duke u organizuar vilajetet:

-Vilajeti i Shkodrës (ose ndryshe Qarku i Shkodrës)

-Sanxhaku i Durrësit (Prefektura e Durrësit, nënprefektura e Tiranës)

Ky administrim vazhdoi deri në vitin 1912 me shpalljen e Pavarësisë. Nga viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiakë vendas, duke vijuar deri më sot, 104 vjet pas vendosjes së administratës lokale shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Si u zhvillua Tirana në vite?

Sundimi familjar i familjes Bargjini nga viti 1614-1800 Sulejman BARGJINI-PASHA Ahmet Myftar BARGJINI-PASHA (i biri i Sulejmanit) Ibrahim BARGJINI-BEJ (i biri i Ahmetit) Ahmet BARGJINI-PASHA (i biri i Ibrahimit) Dy shekuj me vonë, drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja, ndërkohë që sundimi familjar i Bargjinëve u ndërpre […]