Sulmi në Londër, shteti islamik mer përgjegjësinë

administrator
Read Time1 Minute, 12 Seconds

Grupi militant i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Londër. Shteti Islamik thotë se sulmuesi ishte një prej “ushtarëve” te tyre. Tetë persona u arrestuan pas sulmit të së mërkurës në Londër, i cili la katër persona të vrarë, tha policia.

Kreu i Komandës Anti-Terrorizëm, Mark Rowley, tha se qindra detektivë kanë punuar gjatë gjithë natës, duke bërë kërkime në gjashtë adresa. Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka thënë se sulmuesi “ka vepruar i vetëm”, duke shtuar se ai ishte i lindur në Britani. May, tha sot në Dhomën e Ulët të Parlamentit britanik se sulmuesi ishte “figurë” e njohur nga autoritetet e sigurisë dhe ishte hetuar “disa vite më parë” për ekstremizëm të dhunshëm. “Dje, një akt i terrorizmit tentoi të hesht demokracinë tonë, por sot ne takohemi normalisht, sikurse kanë bërë gjeneratat para nesh dhe sikurse gjeneratat e ardhshme do të vazhdojnë të bëjnë. Dhe ne përcjellim një mesazh të thjeshte: Nuk jemi të frikësuar dhe vendosmëria jonë kurrë nuk do të luhatet para terrorizimit”- tha May.

Të vrarët në sulm janë një grua në të 40-tat, një burrë 50 vjeç, polici Keith Palmer, dhe sulmuesi, tha policia. Shtatë nga të plagosurit janë ende në spital, në gjendje kritike, ndërsa 29 persona të tjerë janë trajtuar po ashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Brazil, thellohet skandali i mishit të prishur

Grupi militant i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Londër. Shteti Islamik thotë se sulmuesi ishte një prej “ushtarëve” te tyre. Tetë persona u arrestuan pas sulmit të së mërkurës në Londër, i cili la katër persona të vrarë, tha policia. Kreu i Komandës Anti-Terrorizëm, Mark Rowley, tha […]