Sulm terrorist në Britani, 22 të vdekur

administrator
Read Time1 Minute, 11 Seconds

22 të vdekur e 59 të plagosur është bilanci i një sulmi terrorist që tronditi qytetin e Mançesterit në Britaninë e Madhe. Sulmi u krye nga një atentator vetëvrasës në një stadium të mbyllur, gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande.

Hetimet e para tregojnë se sulmuesi ka pasur me vete një pajisje shpërthyese të cilën e ka aktivizuar mes njerëzve, Poicia ka rritur masat e sigurisë në vend, ndërsa ka deklaruar se sulmuesi ka vdekur gjatë shpërthimit.

Kryeministrja e vendit Tereza Mei deklaroi se policia po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë, duke u dërguar njëherësh ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa Sekretarja e Brendshme, Amber Rad, e ka dënuar sulmin duke e quajtur barbar.

Partite politike kanë pezulluar menjëherë fushatën për zgjedhjet e 8 qershorit. Autoritetei kombetar i transportit lajmëroi se shërbimi i trenit në stacioniet Mancester dhe Viktoria aktualisht janë pezulluar për arsye sigurie. Hetuesit britanik që ndjekin veprimtarinë e personave të lidhur me Shtetin Islamik, gjetën shumë mesazhe festive e përgëzuese për sulmin. Në postime nëpër rrjetet sociale, mbështetësit e grupit terrorist e quajtën sulmin si një shpërthim të suksesshëm e të befasishëm dhe bënin thirrje për të tjera sulme në mbarë Britaninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shpërthim autobombë në jugperëndim të Pakistanit

22 të vdekur e 59 të plagosur është bilanci i një sulmi terrorist që tronditi qytetin e Mançesterit në Britaninë e Madhe. Sulmi u krye nga një atentator vetëvrasës në një stadium të mbyllur, gjatë një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande. Hetimet e para tregojnë se sulmuesi ka pasur […]