Studimi i ri: Macet e kuptojnë fizikën

administrator
Read Time1 Minute, 14 Seconds

Të gjithë i duan kafshët shtëpiake dhe macet në veçanti. Por nëse edhe ju e këni një mace në shtëpi, me siguri keni menduar se ajo është mjaft e mençur dhe shpesh herë `dinake`.

Por sa inteligjente është macja juaj, për këtë ka menduar Universiteti i Japonisë Kyoto I cili mund të heqë dyshimet kundrejt inteligjencës së maces suaj. Huffington Post në një artikull të tij shkruan se shkencëtarët e këtij universiteti, kanë arritur të konstatojnë se macet mund ta kuptojnë fizikën, por mos mendoni se macja juaj është “Isaac Neëton”, pasi ato nuk arrinjë të kuptojnë mekanikën kuantike në tërësi. Shkencëtarët kanë kryer një eksperiment me macet duke vendosur një vazo pranë tyre dhe një objekt brenda, kështu që ky kombinim i thyente ligjet bazike të fizikës. Ato kanë arritur në përfundim se macet mund t’i kuptojnë ligjet bazike të fizikës pasi macet reagojnë kur e shohin se si disa objekte arrijnë t’i thyejnë këto ligje. Ata kanë zbuluar se macet i shikonin çuditshëm objektet që lëviznin kundër ligjeve bazike të fizikës.

Kishit menduar që fizika është e vështirë për tu kuptuar? Atëherë duhet ta rimendoni edhe njëherë, sepse nëse macet arrijnë të kuptojnë fizikën e sigurt që qënia njerëzore arrin të zbërthejë më shumë se aq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Gara për FRESSH Tiranë/ Ja pse duhet të votoni Ivi Shazivarin

Të gjithë i duan kafshët shtëpiake dhe macet në veçanti. Por nëse edhe ju e këni një mace në shtëpi, me siguri keni menduar se ajo është mjaft e mençur dhe shpesh herë `dinake`. Por sa inteligjente është macja juaj, për këtë ka menduar Universiteti i Japonisë Kyoto I cili […]