Strukturat drejtuese të PS-së/ Bushati dhe Spiropali kryesojnë për Tiranën

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 12 Seconds

Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama mblodhi në Elbasan grupin parlamentar socialist. Në fokus të axhendës së mbledhjes me dyer të mbyllura ishte zgjedhja e strukturave drejtuese dhe padyshim puna për përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021.

Menjëherë pas mbledhjes u zbuluan emrat e drejtuesve të rinj politikë sipas qarqeve ku në krye të Tiranës, kryeministri Edi Rama rivendosi në mirëbesim deputetin socialist Ervin Bushati si edhe ministren Spiropali.

Deputeti socialist, Bushati dhe ministrja Spiropali ishin dy emrat që u përzgjodhën me dakordësinë e plotë të palëve edhe në mbledhjen e dhjetorit të PS-së. Rizgjedhja e tyre sërish në krye të Tiranës, tregoi edhe njëherë besimin që kryeministri ka ndaj tyre për mirëorganizimin e punës dhe për të çuar PS-në drejt marrjes së një mandati të tretë qeverisës.

Gjatë fjalimit Rama shprehu se alternativë më të mirë se Partia Socialiste nuk ka dhe se kundërshtarët nuk janë asgjë më shumë veçse humbës kronikë që më mirë se çdo gjë, dinë të gjejnë rrugën e humbjes.

Tashmë PS ka ndezur motorët për zgjedhje duke qenë se vendi është në prag të nisjes së fushatës elektorale dhe me zgjedhjen e drejtuesve politikë në krye të çdo qarku, kryeministri tregoi se ka bërë zgjedhjet e duhura.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Veliaj: Rindërtimi kauza e fortë e PS për mandatin e tretë, nuk presim fushatën për të mbajtur premtimet

Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama mblodhi në Elbasan grupin parlamentar socialist. Në fokus të axhendës së mbledhjes me dyer të mbyllura ishte zgjedhja e strukturave drejtuese dhe padyshim puna për përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2021. Menjëherë pas mbledhjes u zbuluan emrat e drejtuesve […]