STOP ndryshimeve klimatike

administrator
Read Time50Seconds

Vendet e Grupit të Arktikut janë dakord të bashkojnë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike. Shtetet e Bashkuara, pjesëmarrëse në këtë grup, u shprehën pro veprimit të përbashkët, duke pranuar se ngritja e temperaturës globale vjen si pasojë e ndikimit të veprimtarisë njerëzore.

Por pavarësisht mosbesimit të shprehur nga shumë zyrtarë të administratës Tramp për ndryshimet klimatike, grupi që përbëhet nga SHBA-ja, Rusia, Kandaja, Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia, thotë se është i shqetësuar me rritjen e shpejtë të temperaturave në Arktik duke bërë përgjegjëse veprimtarinë njerëzore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Reks Tillerson, i cili ishte mikpritës i takimit në Alaskë, i është bashkuar thirrjeve të grupit për veprim global për uljen e gazrave serë, edhe pse ai tha se Shtëpia e Bardhë ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë të respektojë marrëveshjen për klimën të arritur në Paris më 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

DJ Deputeti Ervin Bushati te Pazari i Ri

Vendet e Grupit të Arktikut janë dakord të bashkojnë përpjekjet kundër ndryshimeve klimatike. Shtetet e Bashkuara, pjesëmarrëse në këtë grup, u shprehën pro veprimit të përbashkët, duke pranuar se ngritja e temperaturës globale vjen si pasojë e ndikimit të veprimtarisë njerëzore. Por pavarësisht mosbesimit të shprehur nga shumë zyrtarë të […]