Spanjë, protesta për pranimin e refugjatëve

administrator
Read Time55Seconds

Të paktën 500 mijë persona kanë marshuar në rrugët e Barcelonë, ku i kanë kërkuar qeverisë lejimin e hyrjes në Spanjë të një numri më të madh refugjatësh nga vendet e përfshira në konflikte të armatosura.

Protestuesit të cilët mbanin pankarta në duar, janë shprehur se qeveria në Madrid nuk ka mbajtur premtimin e bërë në vitin 2015, për të lejuar hyrjen e 170 mijë refugjatëve në Spanjë. Sipas organizueseve të protestë, në Spanjë gjatë dy viteve të fundit kanë hyrë vetëm 1,100 refugjatë të cilët vinin nga vendet të cilat ndodhen në luftë, siç është Siria.

Marshimi i protestuesve i cili ka filluar në qendër të Barcelonës ka përfunduar në bregdetin e Mesdheut, i cili është një vend shumë simbolik duke patur parasysh se gjatë vitit 2016, rreth 5 mijë refugjatë janë deklaruar të zhdukur në ujërat e tij, në përpjekje për të arritur brigjet spanjolle.

Edhe kryebashkiakja e Barcelonës, Ada Kolau ka qënë pjesë e kësaj proteste ku ka lobuar pranë qeverisë për pranimin e më shumë refugjatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Plazhi më i rrallë në botë, guacka në vend të rërës

Të paktën 500 mijë persona kanë marshuar në rrugët e Barcelonë, ku i kanë kërkuar qeverisë lejimin e hyrjes në Spanjë të një numri më të madh refugjatësh nga vendet e përfshira në konflikte të armatosura. Protestuesit të cilët mbanin pankarta në duar, janë shprehur se qeveria në Madrid nuk […]