“South Outdoor Festival” hap sezonin turistik në Pilur

administrator
Read Time53Seconds

Sezoni turistik 2017 është afër dhe pikërisht për të çelur hapjen e sezonit veror në të gjithë Shqipërinë, është organizuar festivali “South Outdoor Festival”, në Pilur të Vlorës.

Festivali “South Outdoor Festival” u realizua për tri ditë nga data 29 Prill e u mbyll në 1 Maj,  në disa nga fshatrat e Rivierës Shqiptare, me vendqëndrim kryesor Pilurin, me qëllimpromovimin e fashtrave të Jugut të Shqipërisë.

Në një fushë të gjerë gjithë pemë e lule të pashkelura më parë, në majë të malit mbi Pilur qindra të rinj të ardhur nga gjithë Shqipëria vendosën çadra, nisën ecjet në këmbë, me biçikleta apo makina sportive në shtigje në natyrë nga njëri fshat në tjetrin.

Në tre ditët e aktivitetit nuk ka munguar as prezantimi i produkteve vendase. Panaire të ndryshme si ai me produkte artizanale e kulinari të zonës, lojëra për fëmijë, kinema, koncerte deri në orë të vona për tri ditë rresht. Por nuk kishte si të mungonte polifonia vendase.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

`Lonely Planet` shkruan për ishullin e Sazanit

Sezoni turistik 2017 është afër dhe pikërisht për të çelur hapjen e sezonit veror në të gjithë Shqipërinë, është organizuar festivali “South Outdoor Festival”, në Pilur të Vlorës. Festivali “South Outdoor Festival” u realizua për tri ditë nga data 29 Prill e u mbyll në 1 Maj,  në disa nga […]