Sot në mbrëmje Festivali Europian i Këngës

administrator
Read Time1 Minute, 15 Seconds

Sot në mbrëmje çel siparin Edicioni i 62-të i `Festivalit Europian të Këngës`. Këtë vit ky festival do të mbahet në Kiev te Ukrainës, nën logon “Festojmë ndryshimin”.

Shqiperia do të përfaqësohet nga këngëtarja Lindita Halimi, e cila pritet të këndojë sot në gjysmëfinalen e parë të Eurosong 2017. Ajo do të prezantohet me këngën “Botë” në skenën e Eurovizionit. Pritet që natën e sotme Linda do të këndojë e katërta, duke konkurruar mes 42 pjesëmarrësve nga 42 shtete të Europës.

Përzgjedhja e Linda Halimit dhe këngës “Botë” për këtë edicion të Eurosongut, u bë në fund të dhjetorit të vitit 2016, kur ajo u shpall fituese e Festivalit të Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar. Një përfaqësim dinjitozi i Halimit në gjysmefinalen e parë, do të ishte një shpresë e madhe që Shqipëria të renditej në finalen e këtij viti, e cila do të mabhet mbrëmjen e 13 majit.

Ky është edicioni i dytë i Eurosongut që organizohet në Ukrainë. Këngëtarja e parë që çoi Eurosongun në këtë shtet ishte Rusllana në vitin 2004. Ka qënë pikërisht ky vit kur dhe Shqipëria shënoi pjesëmarrjen e parë në Festivalin më të madh të muzikës së lehtë në Europë, ndërsa në total për Shqipërinë kjo është hera e trembëdhjetë që merr pjesë në Eurosong .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë ka ndodhur më 10 maj?

Sot në mbrëmje çel siparin Edicioni i 62-të i `Festivalit Europian të Këngës`. Këtë vit ky festival do të mbahet në Kiev te Ukrainës, nën logon “Festojmë ndryshimin”. Shqiperia do të përfaqësohet nga këngëtarja Lindita Halimi, e cila pritet të këndojë sot në gjysmëfinalen e parë të Eurosong 2017. Ajo […]