Skocia për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar

administrator
Read Time51Seconds

Kryeministrja e Skocisë ka njoftuar zyrtarisht se vendi i saj do mbajë një referendum të dytë për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Kryeministrja Stërgjen u shpreh se do të kërkojë që qeveria javën tjetër të miratojë vendimin. Kjo do t’i jepte parlamentit skocez fuqinë ligjore të zhvillojë një referendum.

Referendumi i parë për të fituar pavarsinë, u zhvillua në shtator të vitit 2014. Në atë kohë 55.3% e skocezëve votuan pro të qëndruarit brenda Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa 44.7% dëshironte pavarësinë. Nëse miratohet, atëherë referendumi do të zhvillohet në vjeshtën e 2018-ës ose në pranverën e 2019-ës, kur edhe çështja Brexit është bërë më e qartë. Në referendumin e mbajtur në Mbretërinë e Bashkuar në qershor 2016 për të qëndruar apo jo në Union, Skocia votoi për të qëndruar në BE. Kryeministrja u shpreh se janë vetë skocezët ata që me votën e tyre do të vendosin të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Stuhitë e dëborës përfshijnë SHBA-të

Kryeministrja e Skocisë ka njoftuar zyrtarisht se vendi i saj do mbajë një referendum të dytë për pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. Kryeministrja Stërgjen u shpreh se do të kërkojë që qeveria javën tjetër të miratojë vendimin. Kjo do t’i jepte parlamentit skocez fuqinë ligjore të zhvillojë një referendum. Referendumi […]