Skandali i Bashës me lobimet/ Çfarë i tha ambasadori rus?! (Zbuloni qëndrimin e deputetit Ervin Bushati një vit më parë)

administrator
Read Time2 Minutes, 54 Seconds

Të martën, “Mother Jones” botoi një investigim të gjatë për një firmë misterioze të lidhur me Rusinë, e cila punësoi një ish-ndihmës të fushatës së Donald Trump, i quajtur Nick Muzin për të punuar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Historia u zhvendos në Biniatta Trade, një kompani guaskë që pagoi Muzin 150 mijë dollarë dhe ndoshta më shumë, për të ndihmuar PD-në dhe kryetarin e saj Lulzim Basha.

Sipas regjistrimeve të korporatave në Mbretërinë e Bashkuar, dy kompanitë që krijuan me qendër në Belize që krijuan Biniatta Trade, ishin të lidhura me firma të tjera të kontrolluara nga shtetasit rusë.

Dyshimet janë se në vijim janë paguar edhe tre këste të tjera me nga 150 mijë dollarë secila, si dhe një pagesë fillestare prej 500 mijë dollarësh, në total 1 milion dollarë.

 Ky skandal që ka shpërthyer këto ditë është paralajmëruar një vit më parë nga deputeti socialist, Ervin Bushati, i cili ngrinte dyshime të forta në atë kohë për lidhjet e Partisë Demokratike dhe kreun e saj Lulzim Basha me Rusinë.

Në emisione të ndryshme televizive dhe gjatë fjalës së tij në parlament, Bushati duke analizuar situatën politike të Prillit 2017 (pak ditë përpara zgjedhjeve, kur PD ishte ngujuar në çadër dhe refuzonte të futej në zgjedhje), theksonte se ndërkombëtarët i kanë kërkuar Lulzim Bashës të futej në zgjedhje.

Bushati ngrinte pyetjen se çfarë ndikimi kishte Rusia në zhvllimet politike të kohës dhe në strategjine e Partisë Demokratike.

Sot, çdo gjë duket shumë më e qartë, por në ato ditë, në përballjet e Bushatit me kolegë deputetë dhe analistë të krahut të djathtë, këta të fundit qeshnin me deklaratat e deputetit socialist.

Më poshtë disa pjesë nga komentet e Bushatit

Emisioni e Diell 23 Prill: Në fund të kësaj historie do të zbulojmë një mister të madh. Z. Basha i thanë SHBA-të futu në parlament, nuk u fut. I tha Gjermania futu në parlament, nuk u fut.

(Deputetja e PD Jorida Tabaku qesh)

I tha Mogherini dhe BE, nuk u fut. S’besoj se ka për ti thënë ndonjë gjë z. Meta që do ta nxjerri.

Pyetja ime e vërtetë është: Çfarë i ka thënë ambasadori Rus Z. Basha që vazhdon e rri në çadër.

(Analisti Dritan Shano e kundërshton me kokë)

(Deputetja Tabaku nuk e mban dot të qeshurën sa po i bie edhe makeup-i)

Çfarë mund ti ketë thënë ambasadori Rus. Ku e gjen forcën Z. Basha që del kundër SHBA-ve, BE-së, Gjermanisë dhe çdo faktori ndërkombëtar. Çfarë i ka thënë ambasadori rus me të vërtetë Z. Basha

Parlament 4 Pirll 2017: Kemi marrë mbështetjen e SHBA-ve për Reformën në Drejtësi, kemi marrë BE për hapat e duhur që po bëjmë drejt integrimit. Nuk është Shqipëria Maqedoni, ama ka të njëjtin skenar të provokuar nga opozita si në ukrainë dhe në Maqedoni. Është i njëjti skenar antiperëndimor që provokohet në Shqipëri për të prodhuar krizë kur krizë nuk ka. Atë që kemi njësoj me Maqedoninë dhe Ukrainën është një forcë politikë që përpiqet të destabilizojë, të ndryshojë kursin e Shqipërisë drejt perëndimit në mënyrë artificiale.

Video

NO COMMENT: … sepse e kam bërë 1 vit para

Publiée par Ervin Bushati sur Jeudi 8 mars 2018

Next Post

Zgjidhet kreu i FRESSH për njësinë nr.8

Të martën, “Mother Jones” botoi një investigim të gjatë për një firmë misterioze të lidhur me Rusinë, e cila punësoi një ish-ndihmës të fushatës së Donald Trump, i quajtur Nick Muzin për të punuar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet parlamentare të vitit […]