Situata post-tërmet/ Bashkia e Tiranës: 30 janari, afati i fundit për heqjen e depozitave të ujit

Kledina Skëndo
Read Time2 Minutes, 43 Seconds
 
Tërmeti i 26 nëntorit ishte një ngjarje tragjike për kombin tonë, ku përveç dëmeve materiale të cilat ishin të paevitueshme, dëmi më i madh ishte humbja e atyre 51 jetëve të pafajshme. Diku nga fatkeqësia natyrore, diku nga pakujdesia e banorëve dhe diku nga abuzimi me ndërtimet, tërmeti që goditi vendin na tregoi se ishin më shumë se ‘një’ çështjet që kërkonin ndërhyrje të menjëhershme. 
 
Pas tërmetit të 26 nëntorit, Bashkia e Tiranës mori vendimin për largimin e depozitave të ujit nga tarracat e banesave, vendim i cili u bë i ditur për të gjithë qytetarët e Tiranës. Pas dëmtimeve të mëdha që u shkaktuan, u vu re se një ndër faktorët që ndikoi në këto dëmë ka qenë edhe vendosja e depozitave të ujit pa kriter nëpër tarraca. 
 
Ne si banorë të këtij vendi nuk do të donim që në rastin e një fatkeqësie natyrore të dytë, të kishim sërish të njëjtat dëmtime, nga po i njëjti faktor ndikues.
 
Pas marrjes së këtij vendimi, u organizua një takim me administratorët e pallateve të kryeqytetit. 
 
Në takimin e realizuar u përfol për rreziqet që vijnë nga mbajtja e këtyre depozitave në tarraca si edhe për ndihmën që do të ofrojë Bashkia e Tiranës për zhvendosjen e tyre në katet e para. 
 
 
Nëpërmjet grupeve të terrenit të Task Forcës, në çdo pallat do të vendoset njoftimi, i cili bën me dije se deri më 30 janar duhen marrë masa për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat dhe ato duhen vendosur në vende më të përshtatshme, ku nuk përbëjnë rrezik për jetën e askujt në raste të tilla fatkeqësish natyrore. 
 
Rivendosja e depozitave në tarraca do të jetë e lejueshme vetëm në rastet kur tarraca do të jetë inspektuar mirë nga inxhinierë profesionistë, si edhe pas një raporti që vërteton se konstruksioni mbajtës i godinës ka kapacitetin e duhur për të mbajtur këto depozita uji.
 
Çdo ditë, grupet e Task Forcës janë në terren dhe vijojnë punën për evidentimin e këtyre shkeljeve të bëra dhe përpiqen të zhvendosin depozitat në ambiente më të përshtatshme. 
 
Pjesa dërrmuese e qytetarëve kanë mbështetur këtë iniciativë të Bashkisë së Tiranës dhe janë dakordësuar për ta vënë një orë e parë në zbatim. 
 
Bashkia e Tiranës bën thirrje që banorët të kontaktojnë sa më parë me inxhinierët e ndërtimit, të cilët duhet të përgatisin një raport që udhëzon kah asaj që duhet të bëjnë.  
 
https://youtu.be/KebWK89LYoA
 
                                     
Shpresojmë në mirëkuptimin e çdokujt pasi historia na ka treguar se jemi të pafuqishëm përballë natyrës dhe fatkeqësivenatyrore. Jeta është më e shtrenjtë se gjithçka, prandaj ia vlen të bëjmë kujdes, të paktën për atë pjesë të cilën e kemi ne në dorë. 
  
Raportoi: Elida Murati| Specialiste, Drejtoria e Bashkepronesise, Bashkia Tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Post-tërmeti/Rama viziton familjen Lleshi në Kamëz

  Tërmeti i 26 nëntorit ishte një ngjarje tragjike për kombin tonë, ku përveç dëmeve materiale të cilat ishin të paevitueshme, dëmi më i madh ishte humbja e atyre 51 jetëve të pafajshme. Diku nga fatkeqësia natyrore, diku nga pakujdesia e banorëve dhe diku nga abuzimi me ndërtimet, tërmeti që […]