Situata nga Covid-19/ Italia rihap transportin ajror më 3 qershor

Bleona Hoxha
Read Time33Seconds

Të gjitha aeroportet italiane do të jenë në gjendje të rihapen nga 3 qershori, ka njoftuar Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel.

“Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare”, deklaroi  De Michel.

Qeveria italiane njoftoi se do të rihapë kufijtë e saj për turistët nga Bashkimi Europian  duke filluar nga 3 qershori dhe do të anulojë karantinën e detyrueshme për vizitorët e huaj në gadishull.

Italia, vendi i parë i prekur në Europë nga epidemia e koronavirusit, mbylli më 12 mars me dekret ministror shumë aeroporte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kuvendi në seancë plenare/Fjala e deputetit Ervin Bushati

Të gjitha aeroportet italiane do të jenë në gjendje të rihapen nga 3 qershori, ka njoftuar Ministrja e Transportit dhe Infrastrukturës, Paola De Michel. “Do të jetë e mundur të rihapen të gjitha aeroportet duke filluar nga 3 qershori, kur të lejohen sërish lëvizjet ndërajonale dhe ndërkombëtare”, deklaroi  De Michel. […]