SINTEZË E PROBLEMATIKËS POLITIKE/SOCIALE NË SHQIPËRI

administrator
Read Time1 Minute, 18 Seconds

Ashtu si çdo fundjavë, deputeti Ervin Bushati dhe tre kolegët e tij, pjesë e panelit tashmë në emisionin “E Diell” në Top Chanel, kanë diskutuar për disa nga çështjet më pikante të javës që lam pas.  Marrëdhëniet PS-LSI dhe a ka kuptim stigma që qeveria ka rënë, vjedhja e dy milion eurove në afërsi të Rinasit, roli i komisioneve hetimore, a janë ato një ndërmarrje e dështuar dhe e keqpërdorur,  komunikimi PS-PD dhe a ka një kauz që mund t`i bashkojë, kanë qenë kryefjala e diskutimeve në studio.

  • Siguria është dhe do të mbetet sfidë për çdo qeverisje. Dihet që krimi është gjithnjë një hap përpara policisë, megjithatë qytetarët e ndejnë dhe e shikojnë që ka përmirësime. Kjo qeveri është për një polici që punon në mbrojtje të qytetarëve.
  • Gjithnjë ka kauza që mund t`i bashkojë partitë politike. Në qoftëse gjithë shoqëria është dakord për një çështje të madhe siç është për shembull integrimi apo  reforma në drejtësi, atëhërë partitë politike duhet të bëhen bashkë. Ne jemi të gjithë shqiptarë dhe duam më të mirën për Shqipërinë.
  • Por janë veprat të cilat flasin më shumë sesa fjalët. Stigma që qeveria ka rënë, mbetet një dëshirë e kundërshtarëve. Qeveria vazhdon të punojë e do të vazhdojë të punojë. Këtë e shohin të gjithë vetëm opozita jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Nokia 3310 do të rikthehet | Data dhe Çmimi

Ashtu si çdo fundjavë, deputeti Ervin Bushati dhe tre kolegët e tij, pjesë e panelit tashmë në emisionin “E Diell” në Top Chanel, kanë diskutuar për disa nga çështjet më pikante të javës që lam pas.  Marrëdhëniet PS-LSI dhe a ka kuptim stigma që qeveria ka rënë, vjedhja e dy […]