SI TË NDËRTOJMË NJË PROJEKT TË SUKSESSHËM, ORGANIZONI IDENË TUAJ!

administrator
Read Time3 Minutes, 0 Seconds

Të merresh më një projekt dhe të ndërtosh një të tillë shpesh është e vështirë. Disa mbyten më një pikë ujë që në fillim, disa të tjerë e shohin si të pamundur, por në jetë çdo gjë është e mundur dhe mund të arrihet.

Ne ju vijmë në ndihmë duke ju paraqitur më poshtë disa hapa thelbësorë për fillimin e një projekti, kushtu që lexoni me kujdes sepse do t`ju duket më e lehtë nga sa e kishit menduar.
Dhe për ju studentë që shpesh keni projekte në shkollë, tregohuni të vëmendshëm.

1. Fiksoni idenë tuaj : esenca e kërkimit
Eshtë koha për të vënë në jetë idenë tuaj, t`i japim asaj thelbin dhe ta bëjmë realitet. Ky hap nuk duhet neglizhuar në asnjë rrethanë, për shkak se ajo do të zbulojë drejtimin që ju kërkoni që të marrë projekti juaj. Por mos harroni rregullat e arta të një projekti të suksesshëm: para se të filloni të krijoni projektin tuaj, ju duhet t`i bëni vetes pyetjet e duhura :-Cili është qëllimi i projektit ?
-Si do të ndikojë në komunitet ?
-Cilat janë zgjidhjet që propozojmë për një problematikë të caktuar ?
-Si mund të shpjegoj këtë projekt në mënyrë efektive ?
-Cilat janë vlerat kryesore të projektit tim ?

2. Është e kotë të jeni i vetem, ju keni nevojë për bashkëpunëtorët tuaj .
Tashmë, do të duhet të gjeni shokët e udhëtimit tuaj për të përfunduar projektin që keni menduar. është e rëndësishme që për të zgjedhur ato, duhen vendosur disa rregulla.
-Sigurohuni që besimi është fjala kyçe në marrëdhënien tuaj.
-Bashkëpunimi dhe të kuptuarit janë tejet të rëndësishme.
-Dallimi është një mundësi kreative.
-Njih veten. (Mos gjyko shumë shpejt defektet e ëe tjerëve.)
-Ndani një vizion të përbashkët ose të ngjashëm.
-Uniteti është fuqi.

3. Përcaktoni rolin e secilit.
Një shoqatë apo ndërmarrje kërkon shumë punë, ç’ka kërkon që inteligjenca të shpërndahet në detyra të ndryshme brenda saj. Nuk ka manuale paraprake, por duhet të përpiqemi ta bëjmë atë sa më efektive:
-Të përcaktohen pozicionet dhe përgjegjësitë e secilit anëtar.
-Caktoni detyrat duke identifikuar aftësitë e secilit anëtar.
-Jini të arsyeshëm në ndarjet e punëve, nuk duhet të jeni shumë lakmitar.
-Mbani një bllok shënimesh, dhe kini një rregullore të brëndshme.

4. Komoditeti
Ju keni mbledhur ekipin tuaj, por gjithashtu ju duhet të organizoni një grup të mjeteve të nevojshme për të punuar në mënyre efektive. Qëllimi është për të krijuar një komunikim të brëndshëm të pagabueshëm. Nuk ka nevojë të shpenzoni sasi të mëdha parash, sepse interneti ofron një gamë të gjërë të mjeteve të dobishme :
-Google drive
-Facebook
-Skype
-Google agenda
-Doadle

5. Ju jeni pothuajse në fund!
Ne nuk mund të parashikojmë asgjë, por të paktën ju do të keni sigurinë që keni hedhur themelet e forta. Gabimi më i zakonshëm që ndodh në këtë fazë është se mendoni të hidheni direkt në sulm për të arritur suksesin e menjëhershëm, pa marrë parasysh pasojat.

 

***Një këshillë e fundit por shumë e rëndësishme : « Bota nuk u krijua brenda një dite, kështu merrni kohën tuaj ».
Kënaqësia e suksesit nuk është që fundi të vijë në fillim, por të vijë hap pas hapi.

 

#zemraetiranes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Ja cili është vendi ku gratë jetojnë më shumë se 100 vjeç

Të merresh më një projekt dhe të ndërtosh një të tillë shpesh është e vështirë. Disa mbyten më një pikë ujë që në fillim, disa të tjerë e shohin si të pamundur, por në jetë çdo gjë është e mundur dhe mund të arrihet. Ne ju vijmë në ndihmë duke […]