Si të mbroni fytyrën gjatë verës?

Editor
Read Time1 Minute, 26 Seconds

Lëkura e fytyrës, sidomos në verë ka nevojë për kohën dhe përkushtim. Meqenëse limoni ka rezultuar “magjik” në shumë drejtime, edhe kur është provuar për maskën e fytyrës, ka rezultuar njësoj i mirë. Sigurisht, me ndihmën e mjaltit.

Në një tas, vendosni 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle lëng limoni. Përziejini mirë me njëra-tjetrën derisa masa të bëhet homogjene dhe pastaj aplikojeni në fytyrë dhe qafë të pastër për rreth 15 minuta. Në fund, lahuni me ujë të ftohtë.

Maska përsëritet 1 herë në javë.

Një tjetër mënyrë është kjo maskë:

Përgatitja: Hidhni në një enë 3-4 pika caj të gjelbër, më pas 1/2 e të bardhes se vezes dhe më pas 1/2 leng limoni të freskët.

Gjithashtu ju mund të ndiqni këtë metodë në përgatitjen që ta keni sa më të thjeshtë: Ndani të bardhën e vezës nga e verdha, pastaj prisni limonin në gjysme dhe merrni lengun e tij. Përzjeni përberësit bashkë në një enë. Më pas shtoni 3-4 pika caj të gjëlber. Në përfundim të procedurës, kjo maskë e krijuar për fytyrën tuaj do t’ju dhurojë një lëkurë më të shëndetshme.

Kujdes: Nëse lëkura juaj është nga ato që e thith direkt lëngun, ju duhet ta lyeni sërish atë me maskë e  duhet ta lini të qëndrojë dëri në 15 minuta. Shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Nëse doni të shikoni rezultate të kenaqeshme nga ky trajtim duhet ta përgatitni këtë maskë të paktën 2 ose 3 herë në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Toyota drejt prodhimit të makinës fluturuese

Lëkura e fytyrës, sidomos në verë ka nevojë për kohën dhe përkushtim. Meqenëse limoni ka rezultuar “magjik” në shumë drejtime, edhe kur është provuar për maskën e fytyrës, ka rezultuar njësoj i mirë. Sigurisht, me ndihmën e mjaltit. Në një tas, vendosni 1 lugë gjelle mjaltë dhe 1 lugë gjelle […]