Si të kujdesemi për kafshët shtëpiake në ditët e nxehta

administrator
Read Time3 Minutes, 45 Seconds

Temperaturat e larta në verë janë problematike jo vetëm për ne, por edhe për miqtë tanë, kafshët shtëpiake. Fakti që nuk komunikojmë dot me to në mënyrë verbale, nuk do të thotë që ato nuk i“vuajnë” njësoj si ne pasojat e të nxehtit dhe temperaturat e larta të stinës.Ndonjëherë, t`u sigurosh kafshëve ushqim, strehim apo kujdes veterinar nuk mjafton. Ato kërkojnë edhe përkujdesje të përditshme.

Por çfarë duhet të kemi parasysh?

Kujdesi ynë ka të bëjë me të kuptuarin e sjelljes së kafshëve, për të kuptuar kështu më mirë nevojat e tyre. Kështu, nëse qeni dihat, pra hap në mënyrë të vazhdueshme gojën dhe nxjerr gjuhën për të marrë frymë, kjo tregon se ka problem dhe vështirësi të lidhura me frymëmarrjen.

Ç’duhet të bëni?

– Lironi zinxhirin ose jepini pak ujë pasi mund të jetë dehidratuar. Nëse ky veprim i kafshës vazhdon për një kohë të gjatë, bëni mirë ta çoni në një klinikë veterinare.

– Bëni kujdes që kafshën të mos e lini në ambiente të mbyllura, të paajrosura dhe në ambiente të cilat janë të ekspozuara shumë në diell dhe në temperatura të larta. Kolibet e qenve duhet t’i vendosim në hije natyrale, p.sh. nën hijen e pemëve, në një vend që të mos jetë shumë i ftohtë, por as të bien rrezet e diellit për një kohë të gjatë. Kjo do ta mundonte shumë qenin, duke i sjellë atij probleme shëndetësore.

– Evitoni shëtitjet në orët e pikut të vapës. E njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me macet, kujdesi ndaj tyre duhet të jetë maksimal. Dielli është faktori kryesor i shfaqjes së disa patologjive të veçanta tek macet dhe qentë, të cilat duhet t’i parandalojmë ose t’i kurojmë ato sipas rastit.

Problematikat specifike, sipas racës së qenve

Raca të cilës i përkasin qentë, përcakton në një farë mënyrë edhe reagimin që ata kanë ndaj kushteve klimaterike.

– Qentë e racës Hollej nëse lihen shumë të ekspozuar në diell, mund të pësojnë dermatit solar të hundës, pra t’i bien qimet, në pjesën ku bashkohet turiri me hundën.

– Rracat Rotveiler dhe Doberman, duke qenë se në sipërfaqen e lëkurës së tyre kanë qime të trasha e të zeza, janë të predispozuar për të thithur më shumë rrezet e diellit, duke i`u krijuar atyre vështirësi në frymëmarrjen përmes lëkurës.

– Racat e qenve me hundë të shtypur dhe me lëkurë të hollë e ndiejnë në mënyrë direkte të nxehtin e diellit, ndaj bëni kujdes t’i mbani ata në mjedise të freskëta, ku të mos ekspozohen ndaj dritës së fortë.

– Problem me vapën dhe diellin e fortë, kanë edhe qentë me qime të gjatë e të dendur, si haski, pastorët, e të tjerë. Për këtë, këshillohet qethja e qenve para se të fillojë sezoni, një praktikë kjo e cila do të duhet të ndiqet dy herë në vit, në pranverë dhe vjeshtë. Nëse do i qethni qentë tuaj totalisht, atëherë këshillohet që për dy javë, të mos i ekspozoni kafshët në temperatura të larta dhe diell të fortë. Gjithashtu, lagini kafshët vazhdimisht me ujë për t’i freskuar ato.

-Kujdes të veçantë kërkohet edhe ndaj qenve të moshuar, pasi temperaturat e larta dhe qëndrimi i gjatë në diell mund të stimulojë tek ata diabetin, krahas patologjive të tjera.

Po kështu bëni kujdes t’i ruani ata nga prania e parazitëve në lëkurën e tyre, por edhe të ambientit përreth. Për vetë lëkurën që kafshët kanë, bëhen mbledhës të parazitëve dhe insekteve të shumta, gjë e cila sjell jo vetëm dëme për kafshën por edhe për pronarin e saj.

Duhet që qeni dhe macja të kenë gjithmonë në dispozicion një tas me ujë i cili duhet të ndërrohet disa herë në ditë, ndërsa ai duhet të lihet në vende të arritshme për ta. Uji duhet të jetë i freskët, por asnjëherë i ngrirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

TR030, Veliaj: "Plani Urbanistik që do ta bëjë Tiranën po aq te bukur sa Pazari i Ri"

Temperaturat e larta në verë janë problematike jo vetëm për ne, por edhe për miqtë tanë, kafshët shtëpiake. Fakti që nuk komunikojmë dot me to në mënyrë verbale, nuk do të thotë që ato nuk i“vuajnë” njësoj si ne pasojat e të nxehtit dhe temperaturat e larta të stinës.Ndonjëherë, t`u […]