Si do falen gjobat e detyrimet fiskale?

Editor
Read Time6 Minutes, 40 Seconds

 

Amnistia që fshin detyrimet e bizneseve në tatime dhe dogana, gjobat e kontributeve per pensionet, nis zbatimin ne date 8 maj 2017.

Deri në dhjetor 2011, detyrimet e gjobat falen pa kusht

Sipas ligjit falen pa kusht detyrimet tatimore (tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe çdo dënim administrativ të  lidhur me një lloj tatimi/takse/ kontributi ose jo), që rezultojnë të papaguara, dhe që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2011 e më parë, pavarësisht datës së konstatimit apo evidentimit të tyre, por që rezultojnë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesve në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, përveç kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe rasteve kur parashikohet ndryshe në këtë ligj.

Falen pa kusht dënimet administrative (gjobat) për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të aplikuara sipas ligjit nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, që i përkasin periudhave tatimore Dhjetor 2011 e më parë.

Janë gjithashtu objekt i faljes sipas këtij neni, detyrimet tatimore të mëposhtme që janë të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji pavarësisht periudhës që i përkasin:

  1. a) detyrimet tatimore perfshire tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe dënimet administrative për tatimpaguesit persona fizikë ose juridike të cilët rezultojnë të çregjistruar nga QKR/ QKB, me vendim gjykate, ose që janë të çregjistruara në administratën tatimore.
  2. b) Dënimet administrative (gjobat) tatimore përfshirë edhe dënimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar sipas nenit 113 të Ligjit Nr. 9920, datë 19.08.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërise”;
  3. c) Janë objekt i kësaj pike edhe dënimet administrative për deklarata të padorëzuara me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 31.12.2016.

Nga janari 2012 falen 30% e detyrimeve dhe gjobat, pjesa tjetër të paguhet brenda marsit

Amnistia parashikon faljen me kusht të detyrimeve e gjobave të krijuara nga janari i vitit 2012.

Sipas përcaktimit në ligj, “Detyrimet tatimore të papaguara (tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe çdo dënim administrativ të  lidhur me një lloj tatimi/takse/ kontributi ose jo), që i përkasin periudhave tatimore duke filluar nga Janar 2012, të evidentuara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen nëse tatimpaguesi brenda datës 31.03.2017 paguan 70 % të tatimit /taksës dhe kamatëvonesës përkatëse”.

Dënimet administrative (gjobat) për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të personave fizikë dhe juridikë, që janë të evidentuara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji dhe i përkasin periudhës pas Dhjetorit 2011, falen me kushtin që kontributi i papaguar dhe kamatëvonesat përkatëse pavarësisht periudhës që i përket, të paguhet brenda datës 31.03.2017.

Dënimet administrative të aplikuara sipas nenit 119, pika 2 të ligjit nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërië”, i ndryshuar, i nënshtrohen faljes sipas kësaj pike me kushtin që të jenë të evidentuara ose të regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit deri në datën 31 Korrik 2016.

Dënimet administrative (gjobat) që nuk aplikohen mbi një lloj tatimi/kontributi/takse të papaguar, të cilat janë dënime për kundravajtje administrative tatimore sipas kreut XIV të ligjit nr. 9920 date 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërië”, i  ndryshuar si dënime pa tatim, ose dënime të aplikuara sipas ligjeve të veçanta tatimore, që i përkasin periudhave tatimore duke filluar nga Janari 2012, të evidentuara ose regjistruara në llogarinë e tatimpaguesit deri me datën 31 Korrik 2016.

Me qëllim përfitimin e faljes së gjobave sipas këtij neni, kushti i pagesës së detyrimit tatimor të papaguar prej 70%, llogaritet dhe zbatohet mbi vlerën totale të tatimit dhe kamatëvonesës, për të gjitha detyrimet që i përkasin të njëjtit tatimpagues.

Detyrimet doganore falen pa kusht para 2011, me kush më pas

Ligji i amnistisë parashikon që falen detyrimet e pagueshme në doganë, të papaguara ndaj administratës doganore, që i përkasin periudhave deri në 31 Dhjetor 2011.

Detyrimet e pagueshme në doganë, që i përkasin periudhave pas datës 31.12.2011 të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji,  falen,  nëse brenda datës 31.03.2017, paguhet 70 % e shumës së detyrimeve  të pagueshëm në doganë pa gjobat. Kushti i pagesës së detyrimit të pagueshëm në doganë prej 70% llogaritet dhe zbatohet mbi vlerën totale të detyrimeve të pagueshme në doganë për të gjitha vendimet që i përkasin një tatimpaguesi.

Ligji parashikon edhe faljen e dënimeve/gjobave që janë pjesë e detyrimeve të pagueshme në doganë për mjetet të cilat kanë hyrë në territorin doganor shqiptar në mënyrë të parregullt nën regjimin e lejimit të përkohshëm, me kusht që detyrimet që paguhen në import, interesat e lidhura me to të paguhen brenda datës 31.03.2017.

Sipas përcaktimit të ligjit, “Detyrime të pagueshme në doganë”, përfshijnë detyrimet që tatimpaguesit kanë ndaj autoritetit doganor, përkatësisht taksa doganore, TVSH, akcizë, taksë ambalazhi, taksa qarkullimi, taksë karboni, gjobat, kamatëvonesat, interesat kompensuese.

Si do veprohet me detyrimet tatimore dhe doganore që janë në proces apelimi

Ligji parashikon se nëse tatimpaguesi është në proces ankimimi administrativ ose gjyqësor për detyrimet tatimore/detyrimet e pagueshme në doganë, përfiton nga falja vetëm për detyrimet e papaguara përfshirë ato për të cilat është vendosur garanci, nëse brenda afatit të zbatimit të këtij ligji, heq dorë nga ankimi/procesi gjyqësor, ose rekursi administrativ dhe i nënshtrohet dispozitave të këtij ligji.

Administrata tatimore ose doganore për detyrimet e falura sipas këtij ligji në rastin kur i ka filluar, ndërpret procedurat e mbledhjes me forcë të detyrimeve. Për detyrimet tatimore ose doganore që nuk përfitojnë nga falja sipas këtij ligji, procedurat e mbledhjes së detyrimeve vijojnë të kryhen sipas përcaktimeve në legjislacionet përkatëse, pas përfundimit të afatit te zbatimit të këtij ligji.

Si do çregjistrohet mjetet dhe do falen detyrimet

Ligji parashikon çregjistrimin e të gjitha mjeteve e regjistruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor, të cilat nuk kanë kryer  asnjë veprim me këto mjete pas periudhës 31 Dhjetor 2011.

Çregjistrimi i mjeteve bëhet pa paguar detyrimet e prapambetura, si: taksën e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimit rrugor, taksën vjetore të mjeteve të përdorura, taksën e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritura për efekt të mospagimit të taksave e tarifave. Tatimpaguesit/personat përgjegjës kanë të drejtë që brenda datës 31.03.2017 të paraqiten pranë DPSHTRR për të kryer, pa pagesë, veprimet e çregjistrimit apo për të kërkuar moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij.

Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara Dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që i përkasin periudhave pas Janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë.

Nëse brenda datës 31.03.2017 personat e interesuar nuk paraqiten për të kërkuar  mbajtjen aktiv të mjetit, DPSHTRR-ja do të kryejë pa pagesë, çregjistrimin e mjeteve dhe shuan detyrimet tatimore për këto mjete.

Lista e mjeteve me targat përkatëse të çrregjistruara sipas këtij  ligji i dërgohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Drejtorisë së Policisë së Shtetit për bllokimin dhe sekuestrimin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Distanca mes vetullave, tregues i personalitetit tuaj

  Amnistia që fshin detyrimet e bizneseve në tatime dhe dogana, gjobat e kontributeve per pensionet, nis zbatimin ne date 8 maj 2017. Deri në dhjetor 2011, detyrimet e gjobat falen pa kusht Sipas ligjit falen pa kusht detyrimet tatimore (tatimin/kontributin/taksën, kamatëvonesën dhe çdo dënim administrativ të  lidhur me një […]