Shtatorja e Nënë Terezës në Zvicër

Editor
Read Time2 Minutes, 17 Seconds

Në qytetin Wil të St.Gallenit, Zvicër është bërë përurimi i shtatores së Nënë Terezës. Në përurimin e saj i pranishëm ka qenë edhe Don Lush Gjergji, njëherësh biografi i njohur i Nënë Terezës. Në ceremoninë e udhëhequr nga Misioni Katolik Shqiptar i Zvicrës, kanë marrë pjesë një numër i madh i mërgatës shqiptare, duke mbushur kështu përplot oborrin e kishës St.Peter Kirche, ku dhe është vendosur shtatorja e Nënë Terezës.

Kjo është e para shtatore e saj në Zvicër, ndërkohë që në Gjermani, SHBA e vende të tjera janë disa të tilla të ngritura nga mërgata shqiptare.

Papa Françesku firmosi dekretin për shenjtërimin e Nënë Terezës, event që u mbajt më 4 shtator të 2016 në bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës ishte eventi kryesor i Vitit Jubilar të Mëshirës në Vatikan.

Data 4 shtator shënohet në Kalendarin Apostol si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës. Më 19 tetor të 2003 Papa Gjon Pali i II e shpalli Nënë Terezën të “E lume” e sipas rregullave të së drejtës kanonike festa e saj kremtohet çdo vit më datën 5 shtator, në ditën e lindjes. Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës (e lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu; 26 gusht 1910- 5 shtator 1997) gjithashtu e njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, Misionare e Bamirësisë, ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptaro-indiane.

Ajo lindi në Shkup (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj. Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallet shenjt nga Kisha Katolike e Romës.

Një figurë e diskutueshme si gjatë jetës dhe pas vdekjes së saj, Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Biografia e saj të autorizuar është shkruar nga nëpunësi civil indian Navin Chawla dhe është botuar në vitin 1992.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Çfarë çokollate???

Në qytetin Wil të St.Gallenit, Zvicër është bërë përurimi i shtatores së Nënë Terezës. Në përurimin e saj i pranishëm ka qenë edhe Don Lush Gjergji, njëherësh biografi i njohur i Nënë Terezës. Në ceremoninë e udhëhequr nga Misioni Katolik Shqiptar i Zvicrës, kanë marrë pjesë një numër i madh […]