Shtabi i Emergjencave, Veliaj: Qëndroni në shtëpi, gjendja civile vetëm online, administratorët e pallateve të dezinfektojnë ashensorët

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 0 Seconds

Të gjitha zyrat e njësive administrative do të jenë të mbyllura për rastet jo urgjente dhe shërbimi i tyre do të vijojë vetëm online.

“Secili administrator do të duhet ta vlerësojë. Do të mbyllim të gjitha njësitë administrative, kushdo që ka punë me kompjuter mund të punojë dhe nga shtëpia. Kemi shumë vlerësime nga tërmeti, janë punë që fare mirë mund të bëhen nga shtëpia, pa kontakt me njerëzit. Shumicën e shërbimeve i kemi online dhe vetëm nëse ka një emergjencë mund të bëhet shërbimi fizik në zyrë”, theksoi Veliaj.

Ndërkaq, kryebashkiaku u kërkoi të gjithë administratorëve të pallateve që të dezinfektojnë ashensorët. Nga mbledhja e fundit e Shtabit të Emergjencave të Bashkisë së Tiranës,  Veliaj theksoi se të gjithë administratorët do të duhet  të sinjalizojnë dhe për çdo rast që nuk respekton vetëkarantinimin.

“Kam një këshillë për administratorët e pallateve, duhet të marrin edhe ata disa masa të thjeshta lokale. Sigurisht, duhet postuar në çdo pallat mesazhi “Rri në shtëpi”. E vetmja mënyrë sesi mund të kontribuojmë është duke ndenjur në shtëpi.

Pra në qoftë se dikush mund të thotë çfarë mund të bëj unë për kombin, për familjen, për mahallën, lagjen, shkollën, gjëja më e mirë që mund të bësh, është të mos bësh asgjë, thjesht të rrish në shtëpi. Kështu që duhet postuar në çdo pallat. Duhen marrë masat për dezinfektimin e ashensorëve, hapësirave të ngushta, të mbyllura, ku shkëmbehen njerëzit, qytetarët këshillohet që të presin në ashensor, sa të zbresë një familje. Tani, kryeministri mori disa vendime drastike, duke nxjerrë policinë edhe ushtrinë në rrugë për penalizimin e atyre që kanë ardhur nga jashtë dhe nuk vetëkarantinohen. Do të doja që ndërmjetësit tanë apo administratorët e pallateve, jo të spiunonin por të kontribuonin me informacion. Pra nëse ata dinë që filani në apartamentin X ka ardhur nga Italia dhe nuk tregon, do të duhet të na thotë”, tha Veliaj.

Ndërkaq në kryeqytet ka nisur dezinfektimi i autobusëve dhe ambienteve publike, për të zvogëluar kështu rrezikun e përhapjes së COVID-19. 

 

 

‘Zemra e Tiranës’/BW

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

COVID-19 në Shqipëri/Bushati: Përgjegjësi, kurajo dhe qetësi

Të gjitha zyrat e njësive administrative do të jenë të mbyllura për rastet jo urgjente dhe shërbimi i tyre do të vijojë vetëm online. “Secili administrator do të duhet ta vlerësojë. Do të mbyllim të gjitha njësitë administrative, kushdo që ka punë me kompjuter mund të punojë dhe nga shtëpia. […]