Shqipëria: Raportuesit mirëpresin marrëveshjen ndërmjet Opozitës dhe Mazhorancës në pushtet për reformën zgjedhore

Kledina Skëndo
Read Time1 Minute, 10 Seconds

Bashkë-raportuesit monitorues për Shqipërinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Andrej Hunko (Gjermani UEL) dhe Joseph O’Reilly (Irlandë, EPP / CD) mirëpritën marrëveshjen e arritur dje midis partive kryesore të opozitës, Opozites parlamentare dhe Mazhorances në pushtet në kuadrin e bashkëpunimit për reformën zgjedhore. Ata u inkurajuan gjithashtu nga angazhimi i shprehur i të gjithë palëve për të arritur një marrëveshje konsensuale për këtë reformë, reformë e cila do të ndodh në një të ardhme shumë të afërt. 

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara,  për zgjidhjen e krizës politike të vazhdueshme në vend. Ne u bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në këtë kornizë, në mënyrë që të arrihet një konsensus sa më i gjerë  të jetë i  mundur në kornizën zgjedhore, e cila mund të ketë besimin e të gjithë palëve të interesuara në procesin zgjedhor në Shqipëri. Kjo nga ana tjetër do të ishte një hap i madh përpara në lidhje me konsolidimin demokratik të vendit “, thanë të dy bashkë-raportuesit. Bashkë-raportuesit do të ndjekin nga afër këto zhvillime dhe kanë për qëllim  të vizitojnë vendin në të ardhmen e afërt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rama dhe Veliaj në Kamëz, vizitojnë familjen e prekur nga tërmeti

Bashkë-raportuesit monitorues për Shqipërinë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), Andrej Hunko (Gjermani UEL) dhe Joseph O’Reilly (Irlandë, EPP / CD) mirëpritën marrëveshjen e arritur dje midis partive kryesore të opozitës, Opozites parlamentare dhe Mazhorances në pushtet në kuadrin e bashkëpunimit për reformën zgjedhore. Ata u inkurajuan gjithashtu […]