Shpërthim autobombë në jugperëndim të Pakistanit

administrator
Read Time33Seconds

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në jugperëndim të Pakistanit, në kryeqytetin e provincës së Baloçistanit, Kueta. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë u plagosen si pasojë e një sulmi me autobombë.

Sulmi me makinën bombë ndodhi në afërsi të drejtorisë policore rajonale. Katër nga të vrarët mësohet të jenë policë. Ekipet e ndihmës së parë kanë njoftuar se gjendja e disa prej të plagosurve është kritike. Deri në këto momente asgjë nuk është bërë e ditur për arsyet e këtij sulmi. Ende asnjë organizatë nuk ka marrë përsipër këtë sulm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Moti, Gjermania përmbytet ndërsa Italia shkon në 40 gradë

Një tjetër shpërthim ka ndodhur në jugperëndim të Pakistanit, në kryeqytetin e provincës së Baloçistanit, Kueta. Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë u plagosen si pasojë e një sulmi me autobombë. Sulmi me makinën bombë ndodhi në afërsi të drejtorisë policore rajonale. Katër nga të […]