Shkolla verore ne Sloveni

Editor
Read Time1 Minute, 13 Seconds

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Lubjanës në Slloveni do te organizojë Shkollën Verore (Ljubljana Summer School –Take the Best from East & West) në datat 3-21 korrik 2017. Shkolla Verore është një program ndërkombëtar tre-javor, i hapur për studentë universitarë dhe pasuniversitarë dhe ofron një shumëllojshmëri të kurseve akademike të nivelit të lartë. Pjesëmarrja në shkollën verore do të shoqërohet me veprimtari të shumta sociale, si dhe me  vizita turistike në vendet më të bukura të Sllovenisë. Shkolla verore do të mundësojë gjithashtu: 

  • Pjesëmarrjen të lektorëve të mirënjohur sllovenë dhe ndërkombëtarë ne procesin e mësimdhënies, të cilët janë edhe ekspertë në fusha të caktuara;
  • Pajisjen e studentëve me certifikatën e pjesëmarrjes;
  • Marrjen e krediteve ECTS. Studentët mund të zgjedhin një ose dy kurse me kredite 6 ose 7 ECTS.
  • Përmirësimin e aftësive në gjuhën angleze.

Afati i fundit për aplikim është data 10 qershor 2017.

 

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Lubjanës në Slloveni ofron, gjithashtu:

  • Shkollë Verore të Doktoratës në data të ndryshme që variojnë nga 3 dhe 21 korrik 2017;
  • Shkollë verore të përbashkët “Toulouse-Ljubljana” për një periudhe 6 javore në datat 8 qershor-21 korrik 2017.

Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe të tarifave përkatëse të pjesëmarrjes, referojuni faqes së internetit në vijim:

 

www.ef.uni-lj.si/summerschool;

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Përmbytje të mëdha në Sri Lanka, 126 viktima

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Lubjanës në Slloveni do te organizojë Shkollën Verore (Ljubljana Summer School –Take the Best from East & West) në datat 3-21 korrik 2017. Shkolla Verore është një program ndërkombëtar tre-javor, i hapur për studentë universitarë dhe pasuniversitarë dhe ofron një shumëllojshmëri të kurseve akademike të […]