Shkolla verore ne Rusi

Editor
Read Time1 Minute, 37 Seconds

SHKOLLË VERORE NË RUSI PËR GJUHËN DHE KULTURËN RUSE 1-15 GUSHT 2017

Universiteti Shtetëror Teknik i Omsk-ut në Rusi do të organizojë në datat I-15 gusht 2017 Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Ruse. Duke qenë se ka një përvojë shumë vjeçare në përgatitjen e studentëve të huaj, Universiteti i Omsk-ut do të ofroje një mundësi për kandidatët e huaj, të cilët dëshirojnë të studiojnë gjuhën ruse gjatë periudhës së pushimeve verore.

Pjesëmarrja në shkollën verore të gjuhës ruse do të shoqërohet me veprimtari të shumta sociale dhe kulturore, si dhe me vizita turistike në vendet më të bukura në rajonin e Omsk-ut në Rusi. Universiteti Shtetëror Teknik i Omsk-ut ofron për studentet e huaj gjithsej 50 bursa për pjesëmarrjen në kursin e verës. Bursa mbulon shpenzimet për akomodonin, ushqimin, si dhe programin arsimor dhe kulturor. Në rast të mospërfitimit të bursës, tarifat për pjesëmarrjen në këtë kurs do të mbulohen nga vetë studentët që arrijnë në shumën 25 mijë rubla, afërsisht në 500 dollarë për person.

Dokumentet, sipas listës në vijim, duhet të dërgohen të skanuara me postë elektronike në adresën: interdep@omgtu.ru

Formulari i aplikimit;

Curriculum Vitae;

Kopja e diplomës të shkollës së mesme/të lartë (e noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze ose ruse);

Lista e notave të shkollës së mesme/ të lartë (e noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze ose ruse);

Letra e motivimit;

Kopja e faqes së pasaportës me të dhënat e identitetit;

Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe kushteve të pjesëmarrjes në këtë kurs, referojuni faqes së internetit në vijim: www.omgtu.Ru/english;

Afati i fundit për aplikim është data 1 qershor 2017. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Shkolla verore ne Sloveni

SHKOLLË VERORE NË RUSI PËR GJUHËN DHE KULTURËN RUSE 1-15 GUSHT 2017 Universiteti Shtetëror Teknik i Omsk-ut në Rusi do të organizojë në datat I-15 gusht 2017 Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Ruse. Duke qenë se ka një përvojë shumë vjeçare në përgatitjen e studentëve të huaj, Universiteti i […]