Shkodra tashmë me një spital sipas standarteve bashkëkohore

administrator
Read Time1 Minute, 1 Second

Sistemi shëndetësor ka pësuar ndryshime rrënjësore. Reforma në shëndetësi ka sjellë ndryshime të mëdha në sistemin shëndetësor, i cili është një nga reformat kyçe për të ardhëmen e një vendi.

Këtë herë ishte Spitali i Shkodrës i cili i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Sot ai është rinovuar dhe modernizuar tërësisht, duke i`u ofruar pacientëve shërbim sipas standardeve më bashkëkohore.

Ky institucion shëndetësor tashmë mund të konsiderohet i dyti më moderni në vend, pas Qëndrës Shëndetësore “Nënë Tereza”. Për herë të parë në 25 vjet, ky spital, i projektuar për t’u kthyer në një qendër referenciale për zonën veriore, ofron edhe katër shërbime të reja shëndetësore si koronarografia, kimioterapia, protezat ortopedike dhe rezonanca magnetike në shërbimin e imazherisë. Së fundmi, spitalit të Shkodrës i është shtuar edhe reparti i ri i reanimacionit, i rindërtuar nga themelet sipas standarteve më të mira bashkëkohore.

500 milionë lekë mësohet të jenë investuar jo vetëm në infrastrukturë, por edhe në pajisjet mjekësore të këtij reparti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Fito 500 euro + një bursë studimi!

Sistemi shëndetësor ka pësuar ndryshime rrënjësore. Reforma në shëndetësi ka sjellë ndryshime të mëdha në sistemin shëndetësor, i cili është një nga reformat kyçe për të ardhëmen e një vendi. Këtë herë ishte Spitali i Shkodrës i cili i është nënshtruar një rikonstruksioni total. Sot ai është rinovuar dhe modernizuar […]