“Shkëlqimi dhe rënia” e Shqipërisë në Eurovizion

Editor
Read Time2 Minutes, 33 Seconds

 

Shqipëria për herë të parë mori pjesë në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2004 në Stamboll të Turqisë. Atë vit u prezantua me këngëtaren Anjeza Shahini dhe këngën “Imazhi Yt” që u punua në anglisht “Image Of You”. Shqipëria mori vendin e 4-të në gjysmë finale dhe Vendin e 7-të në Finale me 106 Pikë. Kjo i mundësoi Shqipërisë finale automatike në vitin e ardhshëm. Prezantm dinjitoz ky i këngëtares që startoi pjesëmarrjen e vendit tonë në këtë festival europian.

Në vitin 2005 këngëtarja Ledina Çelo ri-prezantoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Nesër shkoj” ose “Tomorroë I Go”. Shqipëria mori vendin e 16-të në finale me 53 Pikë.

Vitin e ardhshëm 2006, Shqipëria hyrjen e bëri Luiz Ejlli me këngën “Zjarr e Ftohtë”. Shqipëria për herë të parë nuk u kualifikua në finale pasi pikët e renditën në vendin e 14 nga 10 të mundshmë.

2007 Frederik Ndoci dhe Aida Ndoci prezantuan Shqipërinë në Festivalin e ardhshëm me “Hear My Plea” që nuk u kualifikua dot. Mori vendin e 17/10 me 47 pikë totale.

2008 Këngëtarja e re 16 vjeçare Olta Boka fitoi Festivali i Këngës në RTSH dhe ri-prezantoi Shqipërinë në Beograd të Serbisë. Mori Vendin e 9/10 në gjysmë-finale dhe vendin e 17 në finale.

2009 Festivalin e Këngës në RTSH e fitoi Kejsi Tola me këngën “Më merr në ëndërr”/”Carry me in Your Dreams”. Shqipëria u kualifikua në Finale 7/10 me 73 pikë dhe në finale me vendin e 17-të me 48 pikë gjithsej.

2010 në Oslo të Norvegjisë Juliana Pasha prezantohet me “It’s all about you” dhe pozicionohet në vendin e 6 në gjysëm finale e në të 16 në finale, pozicionim ky që i demoralizoi shqiptarët duke pasur parasysh eksperiëncën e këngëtarës.

2011 ishte një zhgënjim akoma më i madh për vendin tonë, pasi përfaqësuese ishte e madhja Aurela Gaçe, me këngën “Feel the passion”. Shqipëria nuk kualifikohet në finale. sidomos në atë vit u proklamua shumë votimi politik i vendeve pjesëmarrëse. 

2012 viti me i suksesshëm i prezantimit në Eurosong, pas Anjeza Shahinit në vendin e 7 në finale, Rona Nishliu me këngën “Suus”, mori përkrahje masive dhe u pozicionua e 2-ta në gjysmë finale dhe e 5 në finale. 

2013 Adrian Lulgjuraj dhe  Bledar Sejko kënduan në shqip, “Identitet” dhe  Nuk u kualifikuan.

2014 Hersi me “One Night’s Anger” gjithashtu nuk u kualifikua.

2015 Elhaida Dani  me “I’m Alive” u pozicionua në vendin e 10 në gjysmë finale, por e 17 në finale

2016 Eneda Tarifa me “Fairytale” nuk u kualifikua

2017 Premisat ishin të mëdha, por Shqipëria as këtë vit nuk ka arritur të kaloj fazën e gjysmëfinales në festivalin evropian të këngës, Eurovision. Linda Halimi me këngën e saj “World” nuk ka arritur që votohet edhe aq shumë sa të kalojë në finale. 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

“3 Musketierët” koncert në Pallatin e Kongreseve

  Shqipëria për herë të parë mori pjesë në Festivalin Evropian të Këngës në vitin 2004 në Stamboll të Turqisë. Atë vit u prezantua me këngëtaren Anjeza Shahini dhe këngën “Imazhi Yt” që u punua në anglisht “Image Of You”. Shqipëria mori vendin e 4-të në gjysmë finale dhe Vendin […]