SHBA, përfundon me sukses operacioni për ndarjen e binjakeve siameze

administrator
Read Time48Seconds

Dhurata më e bukur që mund t`i bëhej për ditëlindje dy motrave siameze do të ishte ndarja e tyre. Dhe pikërisht kjo ka qenë dhurata për dy motrat siameze. Për ditëlindje ato kanë marrë dhuratën më të mirë dhe më të bukur të jetës, ndarjen nga njëra-tjetra. Dy binjaket siameze, Erin dhe Ebi, të cilat kanë lindur korrikun e kaluar të ngjitura ne kokë, i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale e cila ka zgjatur 11 orë për t’u ndarë nga njëra-tjetra. Gjatë operacionit, i cili përfundoi me sukses, ka marrë pjesë një staf prej 30 mjekësh dhe infermierësh.

Ndërhyrja kirurgjikale është realizuar më 7 qershor në spitalin e fëmijëve në Filadelfia të SHBA-së, e pas realizimit të gjithë testeve, spitali u ka komunikuar prindërve se ndarja e dy vajzave të tyre është realizuar me sukses, e pa dëme anësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Patatet e skuqura, rrezik për vdekje të parakohëshme

Dhurata më e bukur që mund t`i bëhej për ditëlindje dy motrave siameze do të ishte ndarja e tyre. Dhe pikërisht kjo ka qenë dhurata për dy motrat siameze. Për ditëlindje ato kanë marrë dhuratën më të mirë dhe më të bukur të jetës, ndarjen nga njëra-tjetra. Dy binjaket siameze, […]