SHBA ndalon paisjet elektronike gjatë fluturimit

administrator
Read Time1 Minute, 3 Seconds

Nëse deri më sot të apasionuarit pas udhëtimeve merrnin gjithnjë me vete pasisjet elektronike, duke filluar prej ditës së sotme ata që udhëtojnë drejt Shtetet e Bashkuara nuk do të mund të marrin me vete një sërë pajisjesh elektronike përfshirë laptopët, tabletat, kamerat dhe video-lojrat për shkak të një rregulli të ri që do të prezantohet nga administrata Trump. Të paktën në rregullin e ri nuk përfshihen aparatet celulare dhe aparaturat mjekësore.

Kjo masë do të prekë nëntë linja ajrore që operojnë në dhjetë aeroporte të ndryshme jashtë Shteteve të Bashkuara. Këtu përfshihen aeroportet e Jordanisë, Egjiptit, Arabisë Saudite, Kuvaitit, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqisë, etj. Ekzistenca e një projekti të tillë përforcohet edhe nga lajmërimi i bërë së fundmi nga zyrtarët e aeroportit të Jordanisë, të cilët ishin të parët që komunikuan se do të bllokohen shumica e pajisjeve elektronike për pasagjerët që udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara.

Lëvizja vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme për sulmet kibernetike, e në veçanti për Rusinë, e cila është akuzuar shpesh për ndërhyrje në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

PS Forcë e Parë Politike: Sot dhe Nesër në Mazhorancë

Nëse deri më sot të apasionuarit pas udhëtimeve merrnin gjithnjë me vete pasisjet elektronike, duke filluar prej ditës së sotme ata që udhëtojnë drejt Shtetet e Bashkuara nuk do të mund të marrin me vete një sërë pajisjesh elektronike përfshirë laptopët, tabletat, kamerat dhe video-lojrat për shkak të një rregulli […]