SHBA dënon qeverinë e Bashar al-Assad

administrator
Read Time54Seconds

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, për vrasje masive të mijëra të burgosurve dhe djegie të kuformave në një krematorium të madh jashtë kryeqytetit. Departamenti i Shtetit tha se rreth 50 të burgosur në ditë varen në burgun ushtarak Sajdnaja, rreth 45 minuta larg Damaskut.

Diplomati kryesor amerikan për Lindjen e Mesme, Stjuart Xhons, tha se regjimi i Damaskut “ka kryer një tjetër mëkat”, me marrjen e ndihmës ushtarake të Rusisë dhe Iranit, dy vende që kanë mbështetur qeverinë e Assadit në luftën 6-vjeçare kundër grupeve të ndryshme rebele të opozitës.

Gjatë këtyre viteve janë vrarë rreth 400 mijë njerëz. Xhons nuk e akuzoi Moskën për përfshirje në aktin e krematoriumit, duke thënë se Departamenti i Shtetit nuk i kishte paraqitur fakte për vrasje masive zyrtarëve rusë, por tha se SHBA-të bisedojnë vazhdimisht me Rusinë lidhur me problemin që ka krijuar mosdënimi prej tyre të vrasjeve në Siri dhe toleranca e tyre ndaj krimeve në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kolera mbërthen Jemenin, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Assad, për vrasje masive të mijëra të burgosurve dhe djegie të kuformave në një krematorium të madh jashtë kryeqytetit. Departamenti i Shtetit tha se rreth 50 të burgosur në ditë varen në burgun ushtarak Sajdnaja, […]