SHBA, bletët rrezikojnë të zhduken

administrator
Read Time58Seconds

Dhjetëra lloje bletësh janë në rrezik zhdukjeje në të gjithë botën, por për herë të parë në histori, SHBA ka pëfshirë zyrtarisht bletën në listën e specieve në zhdukje. Shkencëtarët kanë bërë thirrje për mbrojtjen e tyre prej vitesh. Në SHBA, 90% e familjes së bletës ka humbur dhe kjo është arsye e madhe për t’u shqetësuar.

Bleta u propozua fillimisht të përfshihet në këtë listë në shtator 2016, pasi popullsia e saj në 20 vitet e fundit është ulur ndjeshëm për shkak të pesticideve, ndryshimeve klimaterike dhe humbjen e habitatit natyror. Pavarësisht rënies së popullsisë, qeveria në ikje amerikane dhe ajo në ardhje u përfshinë në debate, duke sjellë vonesa për të shtuar insektin e vogël por të dobishëm në listën e specieve të rrezikuara.

Është thënë jo pak herë se nëse do të zhduken bletët, do të zhduket edhe jeta në tokë. Bleta ka rolin kryesor në pjalmimin e luleve të shumicës prej pemëve, domosdoshmërisht e lidhur edhe me prodhimet e tyre më pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Sulmi në Londër, shteti islamik mer përgjegjësinë

Dhjetëra lloje bletësh janë në rrezik zhdukjeje në të gjithë botën, por për herë të parë në histori, SHBA ka pëfshirë zyrtarisht bletën në listën e specieve në zhdukje. Shkencëtarët kanë bërë thirrje për mbrojtjen e tyre prej vitesh. Në SHBA, 90% e familjes së bletës ka humbur dhe kjo […]