Shalqiri ul tensionin e gjakut dhe na mbron nga infarkti

administrator
Read Time1 Minute, 33 Seconds

Sipas revistës amerikane `Journal of Medical Association` përdorimi i zvogëluar i kripës ka efekt  kufizues në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe efekt minimal te personat me tension normal të gjakut. Nga hulumtimet e fundit të bëra në SHBA u zbulua se përdorimi mesatar i natriumit në kombinim me përdorimin e më shumë të kaliumit, kalciumit dhe magneziumit, mineraleve që gjenden në fruta, perime dhe prodhime të qumështit me pak yndyrë, shërben për uljen e tensionit të lartë të gjakut më tepër sesa vetëm kufizimi i përdorimit të natriumit.

Këta katër minerale: natriumi, kaliumi, kalciumi dhe magneziumi së bashku ndihmojnë në rregullimin e tensionit të gjakut. Arginini është substancë e nevojshme për prodhimin e monoksidit të azotit, i cili ndikon në zvogëlimin e koagulimit të gjakut dhe mbron nga infarkti. Shkencëtarët nga USA, të universitetit në Nevada dhe Oklahoma, kanë bërë hulumtimin gjatë të  cilit niveli i argininit në gjak është rritur për 22% pasi që pas tri javësh kanë pirë lëngun e shalqirit gjatë secilës shujtë.

Shalqiri është edhe diuretic i shkëlqyer, ai stimulon aktivitetin e veshkave dhe rrit produksionin e urinës, gjë që favorizon eliminimin e toksineve. Yndyrë gati nuk ka fare, por është i pasur me karotenoide dhe likopen. Likopeni është përgjegjës për ngjyrën e kuqe tërheqëse dhe është një prej antioksidansëve të fuqishëm, i cili zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare. Hulumtimi ka përfshirë 23 vullnetarë të cilët për çdo ditë kanë pirë 1560 gr lëng të shalqirit. Nga gjitha llojet e frutave, shalqiri ka sasinë më të madhe të përqindjes së ujit, 93% dhe vlerën e ulët energjetike, gjithsej vetëm 20 kalori për 100 gr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bota në rrezik të një krize financiare

Sipas revistës amerikane `Journal of Medical Association` përdorimi i zvogëluar i kripës ka efekt  kufizues në uljen e tensionit të lartë të gjakut dhe efekt minimal te personat me tension normal të gjakut. Nga hulumtimet e fundit të bëra në SHBA u zbulua se përdorimi mesatar i natriumit në kombinim me […]