Sfidat e Shqipërisë/Bushati: Po ia dalim me kokën lart

Bleona Hoxha
Read Time2 Minutes, 51 Seconds

Deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë për ‘Repolitix’ në REPORT Tv, ku foli rreth situatës në të cilën ndodhet sot ekonomia shqiptare, për shkak të përhapjes së pandemisë globale Covid-19.

Bushati shprehu se kjo është një situatë e paprecedentë në historinë e njerëzimit dhe se për herë të parë e gjithë bota i kanoset një armiku të përbashkët.

‘Mënyra e menaxhimit të situatës në Shqipëri është për t’u përshëndetur, duke patur parasysh statistikat në vend.

Emergjenca shëndetësore është një sfidë për ekonominë në gjithë botën, por është ende herët për të përcaktuar se çdo të ndodhë.

Në gjithë botën ka një sinkronizim si në aksionin për kontrollimin e karantinës, ashtu edhe në vendimmarrjen për të ristartuar aktivitetin ekonomik. Në këto situata që nuk kanë ndodhur kurrë më parë, nuk mund të parashikosh dhe të thuash se çfarë do të ndodhë ekzaktësisht. Të precipitosh dhe të nxjerrësh sot përfundime, do të ishte jo për politikanët dhe jo për ekonomistët’, shprehu deputeti.

I pyetur nga gazetari lidhur me kërkesën e medias për një paketë lehtësuese, Bushati shprehu se masat do jenë gjithëpërfshirëse dhe se në të ardhmen mund të rritet ndërhyrja në masat e marra deri më tani.

‘Unë parashikoj që në të ardhmen të rritet ndërhyrja në masa sepse koha e karantinimit mund të zgjatet dhe asnjë nga ne nuk e di me saktësi se sa. Nuk duhet të harrojmë se kërkesat vijnë nga çdo sektor i shoqërisë dhe  në këtë mënyrë media do ketë mënyra për t’u trajtuar si çdo sektor tjetër. Duhet të tregohemi të duruar dhe racionalë sepse nuk ka asnjë lloj tragjedie ashtu siç ka ndodhur në vendet tjera’, pohoi Bushati.

Deputeti shpjegoi se për herë të parë lufta nuk është mes njerëzve dhe shteteve, por luftë mund të quhet kjo situatë ku ndodhemi dhe se njerëzimi për ta përballuar  po sinkronizohet dhe po funksionon si një i vetëm.

‘ Amortizatori i luftërave në të ardhmen mendohet të jetë pikërisht ekonomia, pra nëse më parë humbjet kanë qenë njerëzore, tashmë ato përkthehen në një pikë në tregjet financiare apo në bursë’, tha deputeti socialist.

Kreu i PS-në në Tiranë deklaroi se në momentin e parë që do të ketë një zgjidhje globale, Shqipëria sigurisht që do të jetë e përfshirë aty.

‘Të mos harrojmë që Shqipëria ka kaluar shumë këtë vit. Kishim një tërmet që u pasua nga pandemia. Kjo tregon qe Shqipëria ka patur një forcë të vetën ekonomike që di të përmbahet, si edhe ka patur drejtimin e duhur politik për t’u bërë ballë sfidave.

Sapo të dalim nga kjo gjendje, ne kemi gati paketën e rindërtimit, që përkthehet në zhvillim ekonomik, vende pune dhe financa të shtuara. Ne ia dolëm për tërmetin, po ia dalim edhe lidhur me situatën pandemike ku ndodhemi në mënyrë dinjitoze dhe me kokën lart’, theksoi së fundmi deputeti socialist, Ervin Bushati.

 

Intervista e plotë:

 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Deputeti Bushati: Qeveria i mori masat në kohë për COVID 19, ja kur rimëkëmbet ekonomia/ Opozita llomotitje pa sens

Deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në një intervistë për ‘Repolitix’ në REPORT Tv, ku foli rreth situatës në të cilën ndodhet sot ekonomia shqiptare, për shkak të përhapjes së pandemisë globale Covid-19. Bushati shprehu se kjo është një situatë e paprecedentë në historinë e njerëzimit dhe se për […]