Sensibilizimi Mediatik: Nga lajmet e rreme tek emisionet pa publik!

Editor
Read Time3 Minutes, 24 Seconds

Shkruar nga Kostandin Feshti

Në këto ditë, mund të themi me plot gojë të vështira, një nga faktorët që mund ta përmirësojë situatën apo mund ta “shkatërroj” atë, është pikërisht: MEDIA.

Epoka e virtualitetit tanimë nuk është befasi për njerëzit. S’ke shumë persona të cilët s’kanë arritur të kuptojnë që: Informacioni merret online”. Por ke shumë nga ata, të cilët me të drejtë pyesin për legjitimitetin e lajmit dhe informacionit që merret tanimë virtualisht. Në këtë moment hyn në lojë ana morale dhe njerëzore, të cilën shumë prej portaleve se posedojnë, gjë që duket që nga lajmet e hiperbolizuar apo nga faktet e pashqyrtuara me profesionistë të fushës.  

Në momentin që media thuhet se duhet sensibilizuar, nuk nënkupton se thjesht duhet mbushur portali apo programacioni me artikuj dhe emisione lidhur me situatën, që në këtë rast është një virus, i cili, si çdo virus apo sëmundje kërkon vëmendje dhe kujdes, Sensibilizimi ka të bëjë me reflektimin e qetësisë, vendosjen e një “rendi” në shoqëri, me përcjelljen e informacioneve dhe këshillave që nevojiten, dhe pse jo, me dhënien e një mesazhi.

Për sa kohë të është dhënë një platformë, mirë është ta përdorësh siç duhet.

Kam vënë re një fenomen, i cili, në mendimin tim është për t’u vlerësuar: Largimi i publikut nga emisionet që xhirohen me publik në sallë. Se di sa kjo ide u nis nga vetë ne apo u morën shembujt e Rai-t, por e rëndësishme është që këto emisione të vetën e bënë. Gjithashtu, kam vënë re dhe vetë moderatorët e emisioneve duke dhënë mesazhe sensibilizuese, duke inkurajuar njerëzit të zbatojnë rregullat e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, OBSH-ja. Por jo vetëm ata, shumë figura të tjera publike janë bërë pjesë e kësaj, tanimë, nisme

Por sado që personat me të cilat portalet “ushqehen” po bëjnë gjënë e duhur, këta do ta gjejnë rastin për t’u marr me parëndësinë më të vogël, si për shembull:

  • Fakti që filani me 100k ndjekës s’kishte vënë maskë në shtëpi kur po bënte një mesazh sensibilizues, vetëm.
  • Udhëtimi i zonjës apo zotërisë “për të shpëtuar kokën”.
  • Pse s’është dukur më në media kjo vajzë e famshme apo ky djalë i famshëm

Dhe sigurisht, rasti i mbrëmshëm, me gazetaren Sonila Meço, e cila gjatë emisionit, si pasojë e pyetjeve të shumta lidhur me funksionimin e numrit 127, vendosi ta verifikojë live në emision, duke zgjatur thjesht 7 sekonda telefonata, 7 sekonda të cilat besoj se kanë qetësuar më shumë se 7 veta. Por nga një protal, ky veprim ishte “për t’u dënuar”, “tekë personale”, “veprim që i kishte hequr mundësinë një njeriu për telefonim”, dhe shumë “akuza” të tjera, që ky portal i konsideronte të forta për të bërë një lajm.

Ndërkohë që ka shumë lajme të tjera, të forta, po të forta fare, si denoncimi i shitësve që dizinfektantët i kanë bërë për njerëzit si orë Rolex, faktet që udhëtimet u ndaluan, por mbrëm avioni erdhi nga Roma, gjithashtu një traget po nga Italia. Bilanci, trajtimi i rasteve, janë këto lajme për të cilat mirë ishte që të shkruheshe.

Por dhe nëse si portal ti s’arrin të grumbullosh informacione për lajme të këtij kalibri, të rëndësishme, shkruaj një lajm qetësues, një lajm që “manipulon” lexuesin drejt qetësimit, në vend që të bësh më shumë panik seç sjell vetë virusi dhe momenti i shkaktuar. Ndaj, para se të shkruani për sensibilizimin e televizioneve, a bënë mirë apo jo, sensibilizohuni njëherë vetë si portale.

PS: Shpresojmë që artikujt jeni duke i shkruajtur nga shtëpia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Sipërmarrësit e Vërtetë: Dalin Nga Bankat e Shkollës apo Një Dhunti e Lindur?

Shkruar nga Kostandin Feshti Në këto ditë, mund të themi me plot gojë të vështira, një nga faktorët që mund ta përmirësojë situatën apo mund ta “shkatërroj” atë, është pikërisht: MEDIA. Epoka e virtualitetit tanimë nuk është befasi për njerëzit. S’ke shumë persona të cilët s’kanë arritur të kuptojnë që: […]