Selvia, ZEMRA e Njësisë nr.8

Editor
Read Time2 Minutes, 36 Seconds

Njësia administrative nr.8 njihet në kryeqytet si zemra e Tiranës, por në fakt ka një zonë brenda kësaj njësie që njihet si pika kryesore ose qendra e saj.  Bëhet fjalë për lagjen që të gjithë e njohin si “Selvia”, kjo për shkak se aty ndodhet edhe pema e selvisë.

Sipas dëshmive të banorëve më të vjetër Tiranas, emri I kësaj lagjeje vjen për shkak se përballë ish shkollës “Kongresi i Përmetit” ndodhej pema e selvisë. Kjo zonë njihet si një nga lagjet e vjetra autoktone tiranase dhe si pikë lidhëse e lagjeve që sot njihen me emrat e rrugëve: e “Saraçëve”, “Siri Kodra”, Tafaj, e “Dibrës”.

Të gjitha rrugët e mësipërme kanë karakteristikë të veçantë edhe sot shtëpitë të vjetra disa dhjetra vjeçarë me qerpiç, madje në disa raste mund të gjejmë edhe shtëpi të ndërtuara përpara 100 vjetësh.

Rikthimi në identitet

Megjithëse prej kohësh zona njihet si “Selvia”, pas viteve 90’, ndërtesat e shumta pa kriter dhe pa leje e zbehën emrin e saj.

Në janar të vitit 2018 përmes një nisme të kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj dhe deputetit të kësaj zone, Ervin Bushati, u mbollën 150 pemë selvie për t’i rikthyer zonës gjelbërimin, por edhe emrin e dikurshëm.

Deputeti Ervin Bushati gjatë mbjelljes së 150 pemëve të selvisë

Në atë kohë Bushati do të theksonte: “Ka qenë një zonë që historikisht ka pasur këtë emërtim të bukur dhe është një pikë referimi e Tiranës dhe mendoj që nisma si këto të shtrihen në të gjithë qytetin e Tiranës, ku çdo zonë të ketë edhe ajo një pjesë të sajën karakteristike të traditës që e identifikon.

Ndërkohë në tetor të këtij viti, “Selvia” legjendar dhe busti I heroit “Vojo Kushi” u çlirua nga ndërtimet pa leje, të cilat përdoreshin kryesisht për lojëra fati. Në vend të katrahurës që mbizotëronte aty, u ndërtua një park, me stola dhe pemë duke e transnformuar tërësisht këtë zonë, për ta rikthyer në identitet sipas emërtimit që ajo mban, por duke nderuar edhe heroin Vojo Kushi.

Busti i Vojo Kushit i rrethuar nga lojërat e fatit

Në fjalën e tij, deputeti Bushati theksoi se:   “Fëmijët e populluan direkt sheshin, kjo tregon se sa e suksesshme ishte kjo lëvizje e bashkisë, të cilën e falenderoj shumë për vullnetin e madh dhe durimin. Kemi qenë këtu para një viti, kemi mbjellë selvi, dhe kemi biseduar atëherë që kjo zonë vetëm si selvi nuk duket, sepse ishte totalisht e pushtuar nga mjedise private. Janë disa zona që po i kthehen publikut dhe shpresoj që ashtu si bashkia po ia kthen hapësirat publike, ashtu edhe njerëzit t’i popullojnë ato”

ZEMRA E TIRANËS

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati në Top Talk/ Hapat për menaxhimin e post-tërmetit

Njësia administrative nr.8 njihet në kryeqytet si zemra e Tiranës, por në fakt ka një zonë brenda kësaj njësie që njihet si pika kryesore ose qendra e saj.  Bëhet fjalë për lagjen që të gjithë e njohin si “Selvia”, kjo për shkak se aty ndodhet edhe pema e selvisë. Sipas […]