Seanca parlamentare/Bushati: Biznesi, motorri i vetëm për të ndërtuar një ekonomi të zhvilluar

Bleona Hoxha
Read Time5 Minutes, 56 Seconds

Deputeti i  Partisë Socialiste, Ervin Bushati në fjalën e tij të mbajtur  në foltoren  e parlamentit , shprehu rëndësinë e madhe që ka për vendin tonë, miratimi i një ligji të tillë si ai i ‘Shkëmbimit automatik të informacionit të llogarive financiare’, falë të cilit ekonomia shqiptare  do të merrte një kthesë tepër të rëndësishme.

Bushati rrëfeu se Christine Lagarde para gjashtë muajsh si kryetare e FMN-së, para se të largohej hodhi një mesazh tepër të rëndësishëm përsa i përket mënyrës së dyfishtë të taksimit, mënyrave të reja të taksimit të firmave ndërkombëtare të mëdhaja dhe fuqisë që kanë për të negociuar me vendet e vogla.

‘Vendet në zhvillim dhe vendet e vogla humbasin në vit 200 miliardë dollarë të munguara nga taksimet. FMN ka parashikuar që vendet në zhvillim humbasin deri në 1.3% të GDP-së në raport me taksimin apo të ardhurave të munguara prej firmave të mëdha.

Duhen ndërmarrë një sërë hapash që ne te adresojmë këto problematika. Ne e kemi nënshkruar këtë marrëveshje para disa vitesh dhe sot më në fund kemi ligjin përpara që na ndihmon në administrimin e Drejtorisë së Tatimeve për të qenë jo thjesht më funksionalë, më transparentë apo më të ndershëm, e pse jo edhe më efikasë për të marrë më të mirën nga zhvillimet ekonomike’, deklaroi deputeti.

Më tej kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën shprehu se shumë nga kompanitë e mëdha që operojnë sot në botë, duke përfituar nga siteme taksimi të dyfishta apo preferenciale në vendet e tyre apo dhe më të ulta apo shpesh herë përjashtime nga vendet e veta, arrijnë që të mos paguajnë në vendet ku bëjnë punë, ku nuk janë rezidentë, por që kanë marrëdhënie tregtare pa i`u përgjigjur sistemit të taksimit.

‘Është momenti që ne të dimë se si të adresojmë këtë problematikë, ndërkohë që vendet e mëdha kanë bisedimet dypalëshe dhe ky problem ka dale, ka qenë dhe vazhdon të jetë  në bisedimet bilaterale për taksimet dixhitale nëpërmjet Francës dhe Amerikës apo piraterisë përsa i përket pronësisë intelektuale ndërmejt Kinës dhe Amerikës. Pra, ne nuk jemi një vend që mund të adresojmë dhe të kemi peshë apo të kemi krah në momente kur negociojmë me këto vende që patjetër mirëpresim investimet e mëdha, por shpesh herë këto kompani duke qenë se e kanë praktikë dhe nuk është se e kanë vetëm me Shqipërinë, por shpesh herë i shmangen tatimeve sidomos me vendet e vogla.

Për këtë arsye ka një startegji të FMN-së, një orientim që ka dalë në mars të 2019-ës pak muaj para se të largohj nga detyra zonja Lagarde, për modelet e mundshme sesi vendet e vogla, sesi vendet në zhvillim  do të munden të ndeshen në këtë përballje për të marrë pjesën e tyre, atë që i takon në nivelin e taksimit, që siç e kam përmendur llogaritet në nivele 1.3% në raport me GDP-në’, pohoi Bushati.

Më tej deputeti socialist deklaroi se  defiçiti ynë buxhetor vitin e shkuar ishte 1.8% në raport me GDP-në, pra defiçiti buxhetor në qoftëse ne tregohemi efikasë sa më shumë, do mundej të rikuperohej nga taksat që marim nga kompanitë e mëdha.

Për të jetësuar këto arritje në realitet, Bushati paraqiti dy mënyra zgjidhje:

“-E para është se duhet të fillohet të shihet modeli i biznesit apo funskionimi dixhital i kompanive sot në botë. Pra kemi shumë kompani sot në botë që nuk krijojnë një mall a një shërbim  të prekshm, por kanë shpesh herë produkte financiare, produkte dixhitale, programe kompjuterike të cilat duhet të gjehet një mënyyrë për t`i taksuar. Në shumicën e rasteve duke qenë se janë industri të reja për të marrë incentive edhe nga vendet e tyre, ato kanë taksa shumë të ulta apo zakonisht operojnë si kompani off shore apo në vendet të cilat nuk i taksojnë, siç ka qenë deri së fundmi Irlanda dhe kështu i shpëtojnë taksimit në të gjitha vendet me të cilat operojnë. Ne mund të themi që sot këto kompani janë pak por në fakt po të kemi parasysh që të gjitha kompanitë tona operojnë mbi biznese apo patenta intelektuale të cilat vijnë nga vendet e tjera , ky lloj volumi tregtar nuk është i matshëm sot në Shqipëri dhe nuk na del në librat e kontabilitetit.  Ne sot duhet të fillojmë të mendojmë për sisteme të kompanive dhe të bizneseve dixhitale të cilat nuk i kemi patur fare në librat tona.

-E dyta, shumë kompani të cilat ne i shikojmë dhe i kërkojmë të vijnë në Shqipëri, kompani të mëdhaja ndërkombëtare të cilat patjetër rrisin investimet e huaja  direkte, dhe ne na rrisin punësimin, kapacitetet ekonomike, rrisin shkëmbimet tregtare, shpesh herë duke patur rastin e investitorit strategjik arrijnë që të marrin nga qeveritë shpesh herë dyshime përsa i përket taksimit. Ka shumë mënyra të cilat sipas direktaivave të FMN-së  nesër mund të adresohen prapë që kanë të bëjnë me taksime shtesë.

Ky sistem patjetër që ndikon edhe në çështje të ligjit. Duhet të kemi parasysh që shumë nga linjat e trafikimit apo të terrorizmit, apo para të individëve të caktuar që mund të kenë ndoshta edhe  kompani guacke apo banka of shore apo në vende të cilat nuk i taksojnë, do të ishte mirë që nëpërmjet këtij sistemi të fillojmë dhe të jetë edhe një sistem investigativ për të parë dhe për ta bërë Shqipërinë që të jetë më e mbrojtur, më imune ndaj parave që vijnë nga terrorizmi, parave që vijnë nga trafikantët dhe parave që kanë të bëjnë me fusha të dëmshme të ekonomisë shqiptare. Pra në fund të ditës ajo që ne po votjmë sot është një mekanizëm më shumë, është një tullë më shumë drejt formalizimit të ekonomisë shqiptare. Në qoftëse ne të gjithë bashkë këtë ngrehinë të formalizimit të ekonomisë shqiptare kemi kërkuar dhe vazhdojmë ta kërkojmë shpesh herë në mënyrë të strukturuar apo me anë të aksioneve që shpesh ndërmerren, e rëndësishme është që të ketë një vazhdimësi, një parashikueshmëri, një trasparencë’, vijoi deputeti.

Së fundmi, kryetari i PS në Tiranë, theksoi se biznesi është partneri ynë kryesor, i pazëvendësueshëm. Është partneri i vetëm në ndërtimin e shtetit. Në çdo vend të botës biznesi dhe simbioza mes ligjit dhe biznesit  është motorri, kapitali i vetëm për të ndërtuar një ekonomi të zhvilluar. Biznesi duhet trajtuar si i barabartë, si aksioner i kësaj shoqërie.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Zgjedhjet/Bushati: PS do vijojë të mbetet forcë e parë

Deputeti i  Partisë Socialiste, Ervin Bushati në fjalën e tij të mbajtur  në foltoren  e parlamentit , shprehu rëndësinë e madhe që ka për vendin tonë, miratimi i një ligji të tillë si ai i ‘Shkëmbimit automatik të informacionit të llogarive financiare’, falë të cilit ekonomia shqiptare  do të merrte […]