Samiti për Turizmin/Klosi: Durrësi vijon të mbetet i qëndrueshëm

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 9 Seconds

Ditën e sotme u zhvillua Samiti i Turizmit me temën ‘Turizmi, Solidaritet e Qëndrueshmëri’, ku të pranishëm në sallë  ishin edhe delegacionet e Greqisë, Italisë, Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Serbisë, Koracisë dhe Malit të Zi.

Ministri Klosi falenderoi  qytetarët  të cilët hapën dyert e hoteleve të tyre në shenjë dhembshurie dhe solidariteti ndaj të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit.

‘Shembulli domethënës i turizmit, që me strukturat e tij tregoi se është një mbështetës i rëndësishëm i krizës humanitare dhe sigurisht mbetet një destiancion i qëndrueshëm’, deklaroi ministri.

Më tej Klosi shtoi se ky Samit ka si qëllim të ofrojë modelin e mirë të mikpritjes shqiptare, si një praktikë për t’u marrë dhe për t’u implementuar edhe në vendet e tjera dhe së dyti të tregojë se Durrësi vijon të mbetet i qëndrueshëm dhe se turizmi do të vijojë normalisht në vitin 2020, duke qenë se është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në vend.

‘Menjëherë pas këtij takimi do të ikim në Durrës për të vizituar hotelet si për të treguar që ato paraqesin qëndrueshmëri dhe janë gati që të mirëpresin turistë’, shtoi së fundmi ministri.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Pakti për Universitetin/Shahini: Më 8 maj, zgjedhjet për drejtuesit e rinj

Ditën e sotme u zhvillua Samiti i Turizmit me temën ‘Turizmi, Solidaritet e Qëndrueshmëri’, ku të pranishëm në sallë  ishin edhe delegacionet e Greqisë, Italisë, Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Serbisë, Koracisë dhe Malit të Zi. Ministri Klosi falenderoi  qytetarët  të cilët hapën dyert e hoteleve të tyre në shenjë […]