Sa e vështirë është të jesh ndryshë në Tiranë ?

Editor
Read Time1 Minute, 57 Seconds

Tirana është kryeqyteti I Shqipërisë, që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane që prej viteve 90’, kur u rrëzua diktatura e instaluar mbas luftës së dytë botërore.

Një vend I mbyllur për 45 vite, Tirana ka pasur vështirësi në ndryshimin e mentalitetit, edhe pse si kryeqëndër ndryshimet janë përvetësuar me më shumë shpejtësi se në vendet e tjera.

Në një qytet si Tirana, ku numri I popullsisë është 1 milionë banorë, edhe zgjedhjet dhe vendimet personale, janë më të larmishme dhe nga më të ndryshmet. Për fat të keq ne nuk njihemi si një vend, ku të ndryshmen mund ta pranojmë me lehtësi, kjo për shkak edhe të kaluarës tonë të lidhur me nderin e individit.

Shumë prej zgjedhjeve dhe vendimeve që merren, gjykohen dhe parajykohen nga persona të tjerë që nuk janë të lidhur dhe të ndikuar nga ato. Raste të shumta janë raportuar për bullizëm dhe ofendime ndaj personave me aftësi të kufizuara, personave me aftësi ndryshe si dhe për orientimin seksual. Sa I përket kategorisë së fundit, nga nj sondazh I kryer pak kohë më parë, rezultoi se ata janë ndjerë të paktën një herë të ofenduar, e për më tepër ka edhe nga ata që janë kërcënuar vetëm për shkak të orientimit seksual. I tillë është rasti i studentit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, H.I, i cili jo shumë kohë më parë ra pre e dhunës fizike dhe psikologjike dhe diskriminimit për shkak të orientimit seksual. Kjo e ka detyruar atë të largohet nga vendi, me sytë nga emigracioni si shpresë për një jetë ku mund të pranohet.

Raportime se grupe të rinjsh dhunojnë fizikisht dhe psikologjikisht preferencat seksuale, apo mënyrën e të veshurit, mënyrën e të mendruarit, tregon se mentaliteti ynë ende nuk është në nivelin evropian. Duket se do të duhet ende shumë kohë deri sa të fitojmë pavarsi nga format e të menduarit dhe vepruarit koletivisht në zjedhjet personale, edhe nëse ato janë të ndryshme. Kjo e bën jetesën e personave me orientime të ndryshme seksuale por edhe të të gjithë qytetarëve të Tiranës më të vështirë dhe largon komunitetin si koncept.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Konstituohet Këshilli Bashkiak në Kamëz/ Bushati - këshilltarëve: Zgjidhni hallet e çdo qytetari

Tirana është kryeqyteti I Shqipërisë, që aspiron të bëhet pjesë e familjes evropiane që prej viteve 90’, kur u rrëzua diktatura e instaluar mbas luftës së dytë botërore. Një vend I mbyllur për 45 vite, Tirana ka pasur vështirësi në ndryshimin e mentalitetit, edhe pse si kryeqëndër ndryshimet janë përvetësuar […]