Rritet numri turistëve në Shqipëri

Editor
Read Time1 Minute, 2 Seconds

Instituti i Statistikave raporton se në dy muajt e parë të vitit 2017 (Janar & Shkurt), numri shtetasve të huaj, të cilët kanë hyrë në Shqipëri për qëllime turistike është rritur.

Sipas INSTAT, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, rezulton se numri i turistëve është rritur me gati 61%.

Për sa i përket shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime të ndryshme në dy muajt e parë të vitit, INSTAT raporton se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, ky numër është rritur me 9.5%.

Rritja e turistëve të huaj konfirmon strategjinë e qeverisë qendrore në bashkëpunim me atë lokale për RILINDJEN urbane të qyteteve historike dhe turistike.

Ndërtimi i Këndit të Lojërave, i Pazarit të Ri dhe nisja e projekteve të rëndësishme siç janë Qendra e Tiranës apo Bulevardi i Ri, përbëjnë arsyen kryesore të rritjes së numrit të vizitorëve duke tërhequr vëmendjen e shtetasve të huaj.

Kjo rritje është shpërblimi më i mirë i punës dhe investimeve strategjike të qeverisë në zonat turistike, kulturore dhe qyteteve me rëndësi të veçantë.

ZEMRAETIRANES

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Një tjetër tragjedi në ujërat e Mesdheut

Instituti i Statistikave raporton se në dy muajt e parë të vitit 2017 (Janar & Shkurt), numri shtetasve të huaj, të cilët kanë hyrë në Shqipëri për qëllime turistike është rritur. Sipas INSTAT, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016, rezulton se numri i turistëve është rritur me gati […]