Rritet numri i viktimave pas sulmit në Londër

administrator
Read Time55Seconds

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga sulmi terrorist i së mërkurës në Uestminster të Londrës. Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorin e kësaj ngjarjeje, 52 – vjeçarin Kalid Masod, i lindur në Kent, i cili u qëllua për vdekje nga autoritetet. Mediat raportojnë se vec 8 të arrestuarve në Birmingham këtë mëngjes janë ndaluar edhe 2 persona të tjerë. Sipas autoriteteve të arrestuarit po përgatisnin një atentat.

Një ditë më parë policia identifikoi autorin 52 vjecarin Kalid Masod i lindur në Kent, një person i njohur nga inteligjenca por që nuk ishte hetuar për terrorizëm. Sulmi i të mërkurës u mor përsipër nga i ashtuquajturi Shteti Islamik, i cili konfirmoi se ai u realizua nga një ushtar i tij. Autori, nje 52 vjecar, i hipur në një makinë eci me shpejtësi drejt kalimtareve që ndodheshin në urën ëestminster dhe më pas u përplas me gardhin e parlamentit ku i armatosur me një thikë tentoi të hynte brenda por u vra nga policia. Masat e sigurisë në Londër janë intensifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rama dhe Veliaj kafe me pensionistët: Të moshuarit vëmendje e programit të rilindjes kombëtare

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga sulmi terrorist i së mërkurës në Uestminster të Londrës. Ndërkohë policia ka identifikuar edhe autorin e kësaj ngjarjeje, 52 – vjeçarin Kalid Masod, i lindur në Kent, i cili u qëllua për vdekje nga autoritetet. Mediat raportojnë se vec 8 të arrestuarve […]