Rritet çmimi i naftës, 56.7 dollarë për fuçi

administrator
Read Time45Seconds

Çmimi i naftës së papërpunuar ka shënuar serish rritje në bursat ndërkombëtare duke kapur shifrën e 56.7 dollarëve për fuçi, një rritje kjo rreth 0,7% krahasuar me të premten. Çmimet e naftës shënuan rritje pasi rezervat e karburanteve në SHBA lajmëruan ulje të sasisë. Instituti Amerikan i naftës dhe Administrata amerikane për Informacion Energjetik, lajmëruan se inventari ka rënë me 884.000 fuçi ndërkohë që pritej të ishte rritur me 3.5 milion fuçi. Aktualisht, rezerva e përgjithshme e naftës amerikane vlerësohet ne 518.7 milionë fuci. Këtë javë, do të kryhet një vlerësim i ri i rezervave dhe mendohet se shifrat do të kenë ndikim në tregun ndërkombëtar. Rritja e çmimeve të naftës vazhdon prej muajsh, që kur OPEK-u mori vendim për kufizimin e sasisë së nxjerrë në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Vijojnë protestat në Rumani

Çmimi i naftës së papërpunuar ka shënuar serish rritje në bursat ndërkombëtare duke kapur shifrën e 56.7 dollarëve për fuçi, një rritje kjo rreth 0,7% krahasuar me të premten. Çmimet e naftës shënuan rritje pasi rezervat e karburanteve në SHBA lajmëruan ulje të sasisë. Instituti Amerikan i naftës dhe Administrata […]