Rreth nesh

Në njësinë administrative numër tetë ndodhemi ne, komuniteti politik më aktiv i qytetit.

Zemra e Tiranës si aset i Partisë Socialiste të Shqipërisë mban në gjirin e saj, socialistët e ndershëm, të denjë, qytetarët e hershëm dhe të rinj, si dhe energjinë më të madhe rinore.

Komunitetin tonë e bashkojnë identiteti, ideali dhe vizioni për të ardhmen.

Vlerat tona themelore janë ndershmëria, solidariteti dhe drejtësia sociale.

Me aktivitetet tona të shumta sensibilizuese, ne jemi munduar t’u tregojmë qytetarëve të Zemrës së Tiranës, se duke qëndruar të bashkuar për të çuar përpara idetë tona, ne mund të bëjmë gjëra të mëdha.

Misioni ynë është të drejtojmë energjinë tonë të përbashkët për të mbështetur e realizuar çdo kauzë të drejtë.

Ne duam të bëhemi ndryshimi që dëshirojmë të shikojmë në vendin tonë.

Zemra e Tiranës është e hapur për këdo që beson dhe ndan të njëjtat vlera me ne.

Ne besojmë te Shqipëria dhe shqiptarët!

Na kontaktoni duke plotësuar formën e mëposhtëme :