Robotët që do të kërkojnë mineralet në det

administrator
Read Time56Seconds

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë se burimi më i madh i mineraleve është nën det dhe jo në tokë”, thotë Michael Johnston, CEO i Nautilus. “Teknologjia po na lejon ne të bëjmë këto kërkime nën det”.

Për të gjithë ju që nuk e dini, një projekt shumë i rëndësishëm po pregatitet për t`u vënë në jetë në fillim të vitit 2019 nga kompania kanadeze, Nautilus Minerals Inc.

Ky do të jetë operacioni  i parë në botë i kërkimit të mineraleve nën det. Për këtë, një treshe masive robotësh e telekomanduar, do të zhyten nën detin Bismark, në kërkim të rezervave të pasura të bakrit dhe arit.

Makinat, secila në madhësinë e një shtëpie të vogël, janë të pajisura me “dhëmbë ” guri  të fortë shkatërrues.  Më i vogli prej tyre peshon 200 ton.

Nëse Nautilusi korr sukses, një pasuri e tërë ari do të burojë nga nën deti.

Atëherë nuk na mbetet tjetër veçcse t’u urojmë suksese trupës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Kemi punë përpara

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë se burimi më i madh i mineraleve është nën det dhe jo në tokë”, thotë Michael Johnston, CEO i Nautilus. “Teknologjia po na lejon ne të bëjmë këto kërkime nën det”. Për të gjithë ju që nuk e dini, një projekt shumë i rëndësishëm po […]