Rindërtimi, nënshkruhet marrëveshja mes Turqisë dhe Shqipërisë

Bleona Hoxha
Read Time57Seconds

Ditën e sotme kryeministri Rama ka firmosur marrëveshjen mes vendit tonë dhe Turqisë për ndërtimin e 500 banesave, të cilat do të shkojnë në ndihmë të banorëve që humbën strehën pas tërmetit të 26 nëntorit.

Rama falenderoi ministrin turk dhe delegacionin që erdhën në Tiranë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, si edhe deklaroi se të gjithë ata banorë që humbën shtëpitë, do të akomodohen në shtëpi më të mira.

‘Kemi zgjedhur Laçin ku besoj tek ndryshimi rrënjësor në funksion të qëllimit tonë’, shprehu kryeministri.

Nga ana tjetër ministri turk, Kurum shprehu ngushëllime për familjarët e viktimave dhe u zotua se shumë shpejt do të fillojnë rikuperimin e dëmeve që janë shkaktuar.

‘Jemi pranë popullit shqiptar për të shëruar plagët që shkaktoi tërmeti. Ekipet tona në terren kanë verifikuar dëmet në 6000 njësi banimi të dëmtuara’, deklaroi Kurum.

Së fundmi ministri turk theksoi se Turqia do vazhdojë të mbajë këtë marrëdhënie vëllazërore me Shqipërinë.

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Gazsjellësi Trans-Adriatik/Rama: Ka përfunduar më shumë se 90% e punës

Ditën e sotme kryeministri Rama ka firmosur marrëveshjen mes vendit tonë dhe Turqisë për ndërtimin e 500 banesave, të cilat do të shkojnë në ndihmë të banorëve që humbën strehën pas tërmetit të 26 nëntorit. Rama falenderoi ministrin turk dhe delegacionin që erdhën në Tiranë për nënshkrimin e kësaj marrëveshje, si […]