Rikthimi i kazinove, deputeti Bushati intervistë për mediat

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 35 Seconds

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherazi kreu i PS-së për Tiranën, Ervin Bushati foli në një deklaratë për mediat, rreth iniciativës më të re të qeverisë shqiptare, rikthimi i kazinove. 
Bushati shprehu se ligji i bërë për heqjen e këtyre të fundit ishte shumë i mirë, por duhet të mendojmë edhe për vështirësitë ekonomike me të cilat po përballet ekonomia për shkak të pandemisë dhe tërmetit të nëntorit. 

‘Ne kemi marrë një iniciativë shumë të mirë ligjore para disa vitesh dhe kemi propozuar një ligj që ka larguar gjithë lojërat e fatit të cilat ishin kthyer në një problem të shoqërisë shqiptare, pra si nga pikat e basteve, gjithçka në kërkesë dhe me miratim të madh të të gjithë publikut.  Ligji është shumë i mirë, por ne nuk mund të mohojmë realitetin që ka nevojë për të ndihmuar ekonominë dhe turizmin dhe patjetër ashtu siç e kanë edhe vendet e tjera që është e parashikuar në ligj, të kemi kazino’, theksoi deputeti. 

Kreu i PS-së për Tiranën foli edhe dha një mesazh për të gjithë ata që mendojnë se rikthimi i kazinove vjen për arsye klienteliste, ku shprehu se në fakt është komplet e kundërta sepse ata që PD i quan oligarkë, në fakt janë tatuar më shumë se pjesa tjetër e bizneseve. 

‘Ne jemi forca qeverisëse e cila ka rritur tatim fitimin në mënyrë progresive për ata që ju mendoni ‘oligarkë’, që në fakt ne i tatojmë më shumë. Ato që i quani ‘biznes i madh oligark’, paguajnë 10 herë më shumë se në kohën e Partisë Demokratike. Nëse ato paguajnë 10 herë më shumë se në kohën e PD-së, si mund të mendohet që mbahen nga PS-ja si oligarkë‘, theksoi së fundmi deputeti socialist. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Rikonstruksioni i shkollës ‘Jeronim De Rada’, Bushati: Po shkojmë drejt rrugës evropiane

Deputeti i Partisë Socialiste dhe njëherazi kreu i PS-së për Tiranën, Ervin Bushati foli në një deklaratë për mediat, rreth iniciativës më të re të qeverisë shqiptare, rikthimi i kazinove. Bushati shprehu se ligji i bërë për heqjen e këtyre të fundit ishte shumë i mirë, por duhet të mendojmë edhe […]