Rikonstruksioni i shkollës ‘Jeronim De Rada’, Bushati: Po shkojmë drejt rrugës evropiane

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 41 Seconds

Rikonstruksioni i shkollës ‘Jeronim De Rada’ dhe e shumë shkollave të tjera në kryeqytet dhe vend, i hap rrugë përmirësimit të mësimdhënies dhe na sjell më afër Evropës. Një ditë para nisjes së vitit tē ri shkollor 2020-2021, deputeti socialist, Ervin Bushati vizitoi më nga afër shkollën ‘Jeronim De Rada’, të cilën deputeti e cilësoi si bërthamën e arsimit të tij. 

‘ Shkolla ‘Jeronim De Rada’ është bërthama e arsimit tim dhe gjithçka më vonë që ka ndodhur në gjimnazin ‘Qemal Stafa’ apo diplomimi në Amerikë, kanë qenë një pjesë e shtuar e bërthamës së arsimit që kam marrë këtu. Mësuesit kanë sot në dorë të ardhmen e çdo qytetari dhe të Shqipërisë dhe kjo është shumë e rëndësishme. E dyta, ky ka qenë dhe do jetë një vit i vështirë. Kjo është Lufta jonë e III Botërore. Viti 2020 ka qenë sfidë për gjithë njerëzimin dhe patjetër për mësuesit dhe familjet. Ne iu kemi besuar fëmijët dhe mos harroni se përveç se mbani në dorë të ardhmen e vendit tonë, keni në dorë edhe besimin dhe dashurinë e çdo familjeje shqiptare. Falenderoj fondacionin dhe shtetin e Katarit sepse ne të gjithë që jemi rritur këtu, e mbajmë mend gjithmonë kështu shkollën ‘Jeronim De Rada’, e kujtojmë me shumë dashuri.

Mua shkolla më dukej shumë e madhe atëherë, por sot e kuptoj se sa të nevojshme e kemi patur këtë shtesën. Me dimensionin që i jepet sot Edukimit Fizik, kjo shtesë dhe kjo palestër që i shtohet, e bën shumë më efektive, shumë më të mirë dhe shumë më të përgatitur, në mënyrë që të vazhdojmë të jemi një vend që në mes të Evropës, të jemi sa më shumë evropianë dhe më në progres e të përparuar’, theksoi kreu i PS-së për Tiranën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Intervistë për Fax News/ Bushati: Besimplotë që PS do të dalë sërish forcë e parë

Rikonstruksioni i shkollës ‘Jeronim De Rada’ dhe e shumë shkollave të tjera në kryeqytet dhe vend, i hap rrugë përmirësimit të mësimdhënies dhe na sjell më afër Evropës. Një ditë para nisjes së vitit tē ri shkollor 2020-2021, deputeti socialist, Ervin Bushati vizitoi më nga afër shkollën ‘Jeronim De Rada’, […]