Revolucioni digjital/Rama:Tashmë administrata në këmbë për qytetarin

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 6 Seconds

Kryeministri Rama nëpërmjet  një postimi në ‘Facebook’ na rikujtoi procedurën e gjatë që një qytetar duhet të ndiqte deri më sot për të marrë një dëshmi penaliteti, për të cilën duhej të prisje 15 ditë. Ndërkohë nëpërmjet aplikimit online, kreu i qeverisë deklaroi se tashmë qytetarët duhet të presin vetëm 6 ditë.

“Deri javën e shkuar, për 30 vjet me radhë, për të marrë një DËSHMI PENALITETI, aplikohej në postë, me një pagesë 430 Lek. Aplikimi shkonte tek zyra e gjendjes gjyqësore, ku bëheshin verifikimet për RRETH 15 DITË mesatarisht dhe më pas, dëshmia i dërgohej qytetarit prapë në postë, ku ai duhet të shkonte përsëri për ta marrë.

Çdo ditë kryhen mesatarisht 400 aplikime të tilla, pra 12 mijë qytetarë në muaj shkonin mbanin radhë në postë, një herë për ta kërkuar dhe një herë për ta marrë dëshminë.

Sot ky shërbim kryhet me ZERO LEKË, përmes smartfonit apo kompjuterit, duke hyrë në portalin e-albania, ku BRENDA 6 DITËSH vjen edhe përgjigja me vulë elektronike”, deklaroi kryeministri.

Më tej ai shtoi se do të jetë administrata tashmë në këmbë për qytetarin dhe jo më qytetari në këmbë për administratën.

‘Zemra e Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Karta e Studentit/Veliaj:Studentët akses në 205 shërbime

Kryeministri Rama nëpërmjet  një postimi në ‘Facebook’ na rikujtoi procedurën e gjatë që një qytetar duhet të ndiqte deri më sot për të marrë një dëshmi penaliteti, për të cilën duhej të prisje 15 ditë. Ndërkohë nëpërmjet aplikimit online, kreu i qeverisë deklaroi se tashmë qytetarët duhet të presin vetëm […]