Remitancat e tre muajve sa gjithë 2016

Editor
Read Time48Seconds

Paratë që emigrantët kanë dërguar tek të afërmit e tyre në Shqipëri  në tre  muajt e parë të këtij viti ishin 136 milionë euro, në të njëjtin nivel me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, edhe  gjatë vitit të kaluar, pas një tremujori  të parë të dobët, paratë që emigrantët dërgojnë në shtëpi u gjallëruan.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, 1.120.000 shqiptarë, të lindur në Shqipëri, jetojnë në vende të tjera.

Tre janë destinacionet kryesore: Italia me 450 mijë shqiptarë, Greqia me 440 mijë  dhe Shtetet e bashkuara me 80 mijë.

Në vitin 2007, Shqipëria renditej  e katërta  nga pesë shtetet  më të varura nga emigracioni,  por me kalimin e viteve, rëndësia e tyre  duket të ketë rënë dhe Shqipëria ka zbritur në vend të gjashtë, pas Moldavisë, Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Britania drejt zgjedhjeve të parakohëshme

Paratë që emigrantët kanë dërguar tek të afërmit e tyre në Shqipëri  në tre  muajt e parë të këtij viti ishin 136 milionë euro, në të njëjtin nivel me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, edhe  gjatë vitit të kaluar, pas një tremujori  të parë të dobët, […]