REFORMAT JAPIN REZULTATE KONKRETE

administrator
Read Time1 Minute, 52 Seconds
I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në Neës24 deputeti Ervin Bushati ka folur dhe ka shpjeguar më mirë se çfarë është programi kaq i debatuar prej 1 miliard dollarësh, a është kjo një ekonomi distrofike siç është përcaktuar nga kundërshtarët apo ky është një portofol i shëndetshëm, a kemi sot një rritje të konsumit, a pritet një rritje ekonomike edhe pas katër viteve dhe më e rëndësishmja a pritet të kenë kosto politike reformat e ndërmarra nga kjo qeverisje.

  • Në një ekonomi maten tre parametra, por kryesorja është rritja në raport me GDP-në. Për herë të parë po punohet që të ulet borxhi kombëtar dhe jemi i vetmi vend sot të paktën në
    Europë që ka një defiçit buxhetor më të ulët sesa rritja ekonomike. Defiçiti jonë buxhetor është 2% dhe rritja 3.4%, pra të kesh një defiçit buxhetor gati dy herë më të vogël se rritja ekonomike është supër konsolidim fiskal.
  • Ashtu si ishte ekonomia në 2013-ën, nuk kishte premisa për të patur një zhvillim, pra kishte një rritje 3 herë më të vogël se kjo që kemi sot, kishim një defiçit buxhetor 2-3 herë më të madh se ky që kemi sot dhe që kjo rritje ekonomike të japë efekt dhe të rrjedhë te baza, patjetër që duhet pak kohë.
  • A sjell risqe për ekonominë tonë projekti 1 mld dollar? Në terma makro ky program nuk sjell asnjë rrisk për buxhetin, përkundrazi qeveria mbetet e angazhuar për të vazhduar uljen e borxhit edhe në vitet në vijim. Partneriteti publik-privat (PPP) nuk do të prekë borxhin publik, përkundrazi ajo do vijojë të ulet. Ky partneritet ka ndikim të shpejtë ekonomik dhe social. Gjithashtu në këtë program do të ketë padiskutim një hapësirë të re për një rritje të ndjeshme të punësimit.
  • A kanë këto reforma kosto politike? Këto janë reforma që nuk mund të ishin bërë në tre vjet nëse nuk do të kishte një mbështetje popullore të madhe, ndaj reformt e ndërmarra nuk kanë kosto politike.

INTERVISTA E PLOTË

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Trump humb bastin për të rivendosur ndalimin e udhëtimit

I ftuar në emisionin “Natë me Xhaxhiun” në Neës24 deputeti Ervin Bushati ka folur dhe ka shpjeguar më mirë se çfarë është programi kaq i debatuar prej 1 miliard dollarësh, a është kjo një ekonomi distrofike siç është përcaktuar nga kundërshtarët apo ky është një portofol i shëndetshëm, a kemi […]