Reforma Zgjedhore/Bushati: Sistem zgjedhor i depolitizuar dhe automatizuar

Bleona Hoxha
Read Time1 Minute, 44 Seconds

Deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e televizionit “Syri Tv”, ku foli hapur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe punën  që po bën çdo ditë qeveria, për të shkuar sa më afër dyerve të Europës.

I pyetur lidhur me implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe sa janë gjasat që të kemi një reformë të plotë duke filluar që me depolitizimin e duke vijuar me pikat e tjera, Bushati u shpreh se ky porces gjithëpërfshirës nga të gjithë palët, transparent, i koordinuar dhe me bashkëpunim, do të kërkojë një produkt sa më të mirë.

‘Produkti që do të dalë patjetër që do të jetë i dakordësuar nga të gjithë palët. Ne dhe gjithë shqiptarët kërkojmë që zgjedhjet të jenë sa më transparente, të ndershme dhe të mos diskutohen nga mbrapa’, deklaroi Bushati.

Më tej deputeti socialist shprehu se Partia Socialiste përkrah dhe ka dëshirë që shqiptarët e Diasporës të jenë pjesë e votimit.

‘Ne kemi sot një Ministri të ngritur për këtë, e kemi synim dhe qëllim dhe do të donim shumë ta arrinim’, pohoi Bushati.

Deputeti gjithashtu shprehu se Partia Socialiste do të donte të kishte  një proces zgjedhor të depolitizuar sepse kjo do ta ftohte shumë sistemin dhe do ta largonte nga pasionet elektorale apo pazaret e ngushta që mund të bëhen në momentet e fundit.

‘Të gjithë duam që votimi tē jetë i pastër, transparent, pse jo të mos jetë dhe në disa faza i automatizuar, elektronik ose jo, i depolitizuar dhe këtë frymë do të doja të shihja dhe nga Partia Demokratike, pra gjithçka të hynte në një proces vetëadministrimi ku të ishte larg duarve të politikës. Kjo do t’i bënte shumë mirë Shqipërisë dhe ambicieve që kemi me BE-në’, theksoi së fundmi kreu i PS-së Tiranë.

 

Intervistën e plotë e gjeni më poshtë: 

‘Zemra e Tiranës’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Next Post

Bushati:Sistem zgjedhor konvencional, palët të luajnë “ndershëm”

Deputeti socialist, Ervin Bushati ishte i ftuar në studion e televizionit “Syri Tv”, ku foli hapur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend dhe punën  që po bën çdo ditë qeveria, për të shkuar sa më afër dyerve të Europës. I pyetur lidhur me implementimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR […]